Në ditën kur Shqipëria ngec në transfertë përballë Kazakistanit, dhuratën e vërtetë e merr nga Bjellorusia e cila ndali Lituaninë.
As pas xhiros së dytë nuk kemi ende një favorit apo një ekip që udhëheq grupin e katërt në ligën C me pikë të plota.
Provizorisht në krye qëndron Kazakistani në kuotën e katër pikëve, po aq sa edhe të gjithë kundërshtarët e tjerë. Në vendin e dytë me plus një golavarazhin renditet Shqipëria ndërsa Lituania, rivali i Shqipërisë të mërkurën në vendin e fundit.
Lituania vërtetoi edhe një herë se është një rival i vështirë për tu mposhtur. Ndaj Bjellorusisë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 7-të por në pjesën e dytë miqtë përmbysën rezultatin me dy gola të shpejt. Në minutën e 75-të Lituania barazi shifrat në 2-2 duke e bërë sfidën e radhës, ndaj Shqipërisë shumë të rëndësishme për të dy ekipet.