Biznesmeni i njohur shqiptar që jeton në Norvegji, Bujar Zhuri ka dalë sot me një denoncim të fortë në emisionin ‘Breaking’.
Ai ka akuzuar një prokuror të njohur shqiptar se e kërcënon me një çështje, për të cilën ai shprehet se ka marrë dëmshpërblim.
“Më kërcënon prokurori Dritan Gina, më thanë që do bëjnë një hetim ndërkohë që unë nuk jam i dënuar. Ishte e qartë që bëhej fjala për gjobë.
Më thanë që kisha një indicie në vitin 2014 dhe unë i thashë ju nisni hetimin në 2021. Avokatët të cilët kanë punuar me zotin Gina më afruan zgjidhje me lek, e cila shkonte deri në 30 mijë euro.
Unë lajmërova ambasadën norvegjeze dhe më thanë që je në rregull, për çështjen që flisnin zot Gina dhe miqtë e tij unë kam fituar dëmshpërblim.
Këta elementë kriminelë janë akoma në drejtësi, përgëzoj punën e SPAK dhe ambasadën amerikane që i qëndron në krye.
Unë kam pasur një përplasje me një politikan shumë të madh në Shqipëri. Unë kam qenë në Shqipëri në muajin prill dhe nuk më kanë thirrur për informacion.
Prokuroria nuk ka asgjë ndaj trillimeve ndaj meje, unë kam bërë kallëzim në SPAK. Avokatët nuk më japin dosjen dhe unë i kam thënë që kjo është një gjobë.
Projektin tim e kanë prishur Genc Ruli, Edmond Panariti deri tek Ilir Meta, një projekt i madh norvegjez. Kjo është ajo dhe zoti Gina duhet të shprehet me këtë dhe pse më mban ai mua në teams”, tha biznesmeni Bujar Zhuri.