Një shpërblim prej 1,000,000 dollarësh u është ofruar oficerëve ushtarakë nga një biznesmen rus për t’i “dorëzuar atij” presidentin rus Vladimir Putin të gjallë, ose të vdekur.
Alex Konanykhin e njoftoi këtë përmes llogarisë së tij të Facebook, ndërsa pas pak platforma në fjalë ja fshiu. Por, siç duket dëshira e tij për “kapjen” e Putinin e ka bërë atë që ta ripostojë njoftimin.
Statusi i biznesmenit në Facebook:
Facebook e ndaloi postimin tim; a mendoni se ishte një vendim i drejtë? E lashë foton pasi ishte një publikim “i vdekur apo i gjallë”, por ky është teksti:
Unë premtoj t’i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare.
Putin nuk është Presidenti i Rusisë, pasi ai erdhi në pushtet si rezultat i një operacioni special të hedhjes në erë të ndërtesave të banimit në Rusi, më pas shkeli Kushtetutën duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke vrarë kundërshtarët e tij.
Si një rus etnik dhe një qytetar rus, e shoh si detyrën time morale të lehtësoj denazifikimin e Rusisë. Unë do të vazhdoj ndihmën time për Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për t’i bërë ballë sulmit të Ordës së Putinit.