osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Biznesmeni nga Prizereni e hëngri presionin pagoi, jo si Safeti! Ish Mis Kosova e filmoi teksa kryenin marrëdhënie intime, i mori me shantazh….

Biznesmeni nga Prizereni  e hëngri presionin pagoi, jo si Safeti! Ish Mis Kosova e  filmoi teksa kryenin marrëdhënie intime,  i mori me shantazh….

Mediat në Kosovë raportuan për arrestimin dhe ndalimin e ish-misit të Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish-të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para cash dhe një makinë luksoze, por që nuk arriti t’i shpëtojë ligjit.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.

Por kush është biznesmeni që ishte viktimë e vajzës me të cilën krijoi lidhje jashtëmartesore dhe u përfshi në këtë aferë?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për “Sinjalin” se bëhet fjalë për Isni Jeminin, biznesmen i njohur nga rajoni i Prizrenit, i cili dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.

Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tyre.

Gjithçka dyshohet se nisi në verën e vitit 2021, kur raportet mes tyre u krisën dhe doli në pah qëllimi që dyshohet se kishte Zana Berisha, ndaj të dashurit të saj, me të cilin mbajtën lidhje të fshehur. Shantazhi, dyshohet se ishte forma me të cilën ajo kishte synuar që ta kryejë këtë “punë”, duke kapur në total hiç më pak se mbi 100 mijë euro para “cash”.

Me qëllim që të përfitojë materialisht, Zana vendosi që përmes kërcënimeve nga më të ndryshmet, ta detyrojë biznesmenin që të veprojë në bazë të kërkesave të saj, duke e kushtëzuar me publikimin e fotografive e video-incizimeve intime të tyre, që ajo i kishte realizuar gjatë kohës sa po shijonin lidhjen e dashurisë.

Po siç raporton “Sinjali” fillimisht gjatë verës në vitin 2021, derisa e dyshuara ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga Jemini 100 mijë euro, me arsyetimin që ato të holla i duhen për të jetuar dhe plotësuar nevojat e saj. Me këtë rast, pra herën e parë, biznesmeni Jemini mendoi se do ta përfundonte lidhjen duke refuzuar t’ia dërgonte paratë, por aty vetëm sa filloi drama.

Ish-missi vendosi që t’i hakmerret me kanosje, e madje ka shkuar edhe më tej, duke ia dërguar familjarëve të tij fotografi dhe video-incizime ku ata shiheshin bashkë, si sinjal që ta paralajmërojë biznesmenin se në rast se vazhdon të mos veprojë siç ka kërkuar ajo, do ta pësojë sërish.

Muajt e fundit të atij viti kanë shkuar në këtë formë, derisa e dyshuara është kthyer nga Amerika në fillim të vitit 2022 dhe dyshohet se ka vazhduar ta shantazhojë Jeminin, me të cilin nuk arriti të merrej vesh nga distanca.

Gjatë asaj kohe, ish-miss dhe biznesmeni u takuan në një restorant të Prishtinës, ku e dyshuara i shkoi viktimës, me qëllim që ta kërcënojë sërish, duke i thënë se “asgjë nuk ka bërë, çfarë do të bëjë”, për ta paralajmëruar se do t’i publikojë të gjitha dëshmitë që i ka.

Përmes formave të tilla, në vitin 2022, Berisha dyshohet se arriti ta shantazhojë ish të dashurin biznesmen, të cilin e detyroi që t’ia paguajë blerjen e një veturë luksoze (në vlerë të rreth 70 mijë euro), duke e kushtësuar, se në rast se nuk vepron kështu, atëherë ajo do t’ia prishë një aheng në familjen e tij të ngushtë.

E për të mos mbaruar me kaq, burimet thonë se biznesmeni Jemini pas rreth një viti është detyruar që t’i japë edhe të holla të dyshuarës me shpresën se kjo “punë” do të mbyllet dhe do t’i ndajnë rrugët. Burimet e “Sinjalit” kanë bërë me dije se këtë herë, ai ia ka deponuar ish të dashurës shantazhuese rreth 50 mijë euro. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë historia tashmë në dyert e Gjykatës.