osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Biznesmenë, teologë e një pronar TV në Kavajë, në skaner për financime nga terro.ristët

Biznesmenë, teologë e një pronar TV në Kavajë, në skaner për financime nga terro.ristët

Disa biznesmenë, teologë, imamë dhe kryetarë të shoqatave islamike në Shqipëri madje deri në pronarë televizioni janë vënë në verifikim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si persona që dyshohet se financojnë terrorizmin apo që marrin fonde nga organizatat e huaja financuese të terroristëve. Hetimi i nisur thuajse 6 muaj më parë vijon të jetë ende i hapur nga Krimet e Rënda, i cili po administrohet nga prokurori i çështjes Eugen Beci.

“Shqiptarja.com” mëson se mes personave që është vënë në verifikim është dhe pronari i një televizioni në Kavajë. Pak muaj më parë ai është marrë në pyetje, ndërkohë që tashmë oficerët e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe prokuroria janë duke verifikuar me imtësi transfertat bankare që ai ka pasur nga vendet islamike apo me persona që dyshohet si financues të terrorizmit.

Personat në verifikim kishin ngritur një skemë për të trasferuar para në vende të ndryshme të Europës me anë të bankave dhe agjencive për transferimin e parave. Paratë tërhiqeshin nga të tjerë individë në këto vende. Ata janë identifikuar dhe po punohet ngushtë me disa shtete për të mësuar destinacionin përfundimtar të parave. Mes personave të tjerë që janë në listën për tu verifikuar ekzistojnë emra të disa individëve në zonën e Belshit,Cërrikut, Elbasanit, Tiranës, Pogradecit, Kavajës dhe Durrësit. Të gjithë këta personazhe dyshohet se marin fonde nga organizata islamike që financojnë terrorizmin dhe prej kohësh llogaritë e tyre bankare janë vënë nën lupën e hetuesve.

Disa prej këtyre persona që jetojnë në Shqipëri, administrojnë biznese dhe shoqata jo fitimprurëse, me anën e të cilave mbulojnë apo motivojnë thithjen e shumave financiare nga organizatat islamike të huaja. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo ndaluar. Për nevojë të hetimit, nga bankat e niveleve të dyta dhe agjencitë e transferimit të parave po merren të gjithë të dhënat dhe veprimet që kanë kryer këta persona. Hetimi i autoriteteve shqiptare ndaj terrorizmit vjen pasi aksioneve kundër këtij fenomeni. Në 3 Maj të 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 126 vite burg 9 persona, që akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin dërguar në luften siriane dhjetra shqiptarë, ndër to gra dhe fëmijë. /Nga Elton Qyno/Shqiptarja.com