osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Biseda e përgjuar: Ja si Zagani i jepte informacione kundrejt pagesës italianit!

Biseda e përgjuar: Ja si Zagani i jepte informacione kundrejt pagesës italianit!

Dritan Zagani, ish-oficeri i policisë që u bë i famshëm pë denoncimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri ka katër vite që është në arrati. Teksa ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ndiqej penalisht nga prokuroria, Dritan Zagani gati katër vite më parë vendosi të largohej fshehtas nga Shqipëria, duke kërkuar azil politik në Zvicër.

Pikërisht nga Gjeneva, e Zvicrës, Zagani ish-shefi i sektorit të antidrogës në Fier filloi të flasë dhe denoncojë me emra konkretë zyrtarë të policisë së Fierit dhe Vlorës si të lidhur me krimin, duke akuzuar drejtpërdrejt ministrin e Brendshëm të kohës Saimir Tahiri, si të lidhur me grupin e Habilajve. Zagani në atë periudhë u cilësua hero nga opozita aktuale e vendit, ndërsa maxhoranca e cilësoi si një tradhtar të uniformës së policisë së Shtetit. Sot Zagani gëzon statusin e azilantit politik në Zvicër, ndërkohë herë pas here sulmon maxhorancën dhe bëhet protagonist i debateve televizive.

Por nga ana tjetër, ky njeri që cilësohet herë si hero dhe herë si tradhtar, rezulton në Shqipëri dy herë i dënuar, ku vendimi më i fundit për dënimin e tij, me 4.6 vite burgim është marrë nga gjykata e Fierit në nëntor 2018. “Shqiptarja.com” ka qënë ndër të parat media që raportoi dënimin e ish-oficerit të policisë së Shtetit, ndërsa nga numri I djeshëm e në vazhdim gazeta “Shqiptarja.com” do hedhë dritë mbi dokumenta gjyqësore, dëshmi të personazheve shqiptare dhe italiane, që janë dhënë në gjyqin kundër të Dritan Zaganit.

Nga dëshmitë e personave që janë paraqitur në gjykatë, del qartë roli i Zaganit mbi aktivitetin e tij, i cili merrte honorare në euro nga një oficer italian i Guardia di Finanza i quajtur Alesandro Xhuliani, kundrejt informacioneve që i jepte. Në dokumentat e gjykatës, që Shqiptarja.com disponon, del se këto informacione Dritan Zagani, i siguronte nga një shofer kamioni që punonte me linjat ndërkombëtare me inicialet V.D., duke i pohuar këtij të fundit se ishte i mbrojtur nga shteti dhe se emri i tij kishte shkuar shumë lart në Shqipëri dhe Itali.

Gazeta “Shqiptarja.com” zbardhi në numrin e saj të djeshëm të plotë dëshminë e spiunit të Zaganit të dhënë në procesin gjyqësor në Fier në seancën gjyqsore të datës 24 prill 2018. Në dëshminë që V.D spiuni i Zaganit që ka dhënë përballë gjykatës së Fierit, e çuan Zaganin një plehrë, që e ka ngatëruar me shumë njerëz sapo iku në Zvicër. Ai tregoi se ka marrë kërcënime për jetën dhe jeton me frikë dhe jo me qetësinë që gëzon Zagani në Zvicër. Ndërsa në numrin e sotëm zbrdhet biseda e përgjuar nga midis Dritan Zaganit dhe oficerit italian. Nga kjo bisedë vërtetohet fakti se Zagani i jepte informacione kundrejt pagesës oficerit ialian, duke shkelur procedurat ligjore të shtetit shqiptar, zyrtar i të cilit ai ishte.

Në dosjen e gjykatës së Fierit, është zbardhur dhe një përgjim i realizuar mes Dritan Zaganit dhe oficerit italian të Guardia Di Finanza, Alesandro Xhuliani. Pikërisht në këtë përgjim oficeri italian i premton Zaganit se do i dërgojë me autobus një kuti me një zarf për bashkëpuntorin e tij V.D në Vlorë dhe një kuti për vetë Zaganin, në mënyrë që ky i fundit të mos i çante më kokën.

Në vijim, rezulton se Dritan Zagani, i raporton për operacionin oficerit Alesanndro Giuliani si dhe bashkërisht përpiqen të vendosin paisje gjurmuese, përgjuese, etj në banesën, automjetet, etj të një shtetasi me banim në qytetin e Vlorës për të cilin kishte informacione që merrej me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve nga shqipëria në drejtim të Italisë.

Në këtë aktivitet nga përgjimet telefonike rezultoi se Zagani ka përfshirë edhe bashkëshorten e spiunit të tij me inicialet V.D, shtetasen I.D. Nga bisedat e zhvilluara midis oficerit Italian Alesandro Xhuliani dhe dy spiunëve të Zaganit V.D e I.D, të cilat japin detaje të përpjekjeve për vendosjen në kundërshtim me ligjin pra pa autorizimin përkatëse të paisjeve gjurmuese-përgjuese një qytetari shqiptarë nga qyteti i Vlorës për llogari të ndjekjes nga pala italiane.

Biseda e Dritan Zaganit rezulton të jetë zhvilluar më datë 16 janar 2014, ora 12;36;20 me oficerin Italian Alesandro Xhuliani. Në këtë bisedë Zagani ka bërë përpjekje që t`i vendosë për llogari të oficerit italian Aleksandro, paisje gjurmuese dhe përgjuese në makinë dhe shtëpi një shtetasi nga Vlora me emrin Arben, veprim ky që është kryer jo në mënyrë proçeduriale, por në kundërshtim me ligjin shqiptar. Për këtë, Dritan Zagani i ka vënë në dispozicion oficerit italian spiunin e tij V.D të rekrutuar për shkak të detyrës që kishte në polici. Zagani dhe informatori i tij së bashku japin informacione për oficerin italian, kundrejt dhuratave të ndryshme deri dhe tek pagesat në para, të cilat vinin në kuti nëpërmjet autobuzëve dhe transfertave bankare.

Zagani ka instruktuar dy spiunët e tij, burrë e grua, që të fusnin në makinë e burrit të mbesës së tyre, me emrin Arben një paisje përgjuese GPS, me të cilin do hetonin mbi dyshimet se mund të kryente trafik droge. Në dëshminë e tij dhënë në gjykatë spiuni i Zaganit V.D, ka treguar se: “…nga ana e Dritanit m’u tregua situata se në datën 18 ose 19 Korrik të vitit 2013, nga ana e Arbenit dyshohej se kishte braktisur një gomone me drogë në brigjet e zonës së Bari-t.

Për këtë rast ata më kërkuan që unë të merrja informacion tek njerëzit e mi, në lidhje me këtë ngjarje. Nga ana ime për këtë ngjarje i është kërkuar gruas time që ajo të pyeste mbesën e saj Katerina Haruni në lidhje me këtë ngjarje. Katerina i kishte treguar gruas time se pasi kishte mësuar këtë ngjarje, ajo ishte nisur me makinën e saj “Benz Clasi A” me targa AA 288 CR, nëpërmjet linjës së tragetit Durrës-Bari, ku me të mbritur atje ishte takuar me Arbenin me të cilin ishte kthyer në Shqipëri nëpërmjet rrugës tokësore nga Kroacia.

Meqenëse nga ana e Dritanit nuk u bë e mundur identifikimi i ditës orës dhe vendit të nisjes me gomone të Arbenit, më kërkoj mendim se si mund të vendosnim një paisje GBS tek makina e Arbenit, pasi kështu do ta kishim më të lehtë kontrollin e levizjeve të tij. Më tregoj se kishte marrë dy paisje GBS (xhibijes) nga Aleksandro, të cilat do t’i vendosnim njërën tek makina e Arbenit dhe tjetrën tek makina e Katerinës. Vendosja e këtyre paisjeve do të bëhej nga ana ime gjatë kohës që këta dy persona do të bënin shërbimet e mjeteve tek servisi i vëllait tim G. D…”.

BISEDA E PERGJUAR MIDIS DRITAN ZAGANIT DHE OFICERIT ITALIAN
Sot Shqiptarja.com zbulon të plotë bisedën e përgjuar mes Dritan Zaganit dhe oficerit italianë Alesandro Xhuliani.

Tani (Zagani)-Më dëgjon?

Sandro (italiani)-Dy gjëra!

Tani-Po

Sandro-Në një e gjysëm, do takohem me atë të autobusit

Tani-Po

Sandro-Nesër, do shkosh ti të marrësh pakon

Tani-Do ma sjellin vetë ata, tashmë më njohin, rri i qetë

Sandro-Atëherë, brënda pakos ka diçka për ty, që mos t’më çash kokën

Tani-Unë nuk e kam bërë, por je ti që ke përfituar shumë nga ajo pako arësye dhe më ke çarë kokën mua

Sandro-Kur them që kam të drejtë, kam të drejtë

Tani-Jo jo, shumë pak, jo shumë

Sandro-Jo jo është e kotë që vë gishtin mbi plagë, më mirë vure në by…. Atëherë, brënda kutisë gjendet një zarf për spiunin dhe një pako për ty, kuptove ?

Tani-Po

Sandro-Më mori spiuni më parë dhe më tha gjëra jo se flet shumë mirë, kështu që u mundova pak për ta kuptuar

Tani-Ka dashur të të spjegojë që janë këtu, kanë ardhur. Që janë këtu të dy, halla piu kafe me ta. Sapo mbaroi halla me mua, filloi ai të thotë të njëjtat gjëra, por

Sandro-Po ti nuk më the asgjë pra.

Tani-Prit, të kam marrë dhe nuk më përgjigjeshe oo, më lër të flas. Sa mbarova së spjeguari atij ,me një ndryshim, që me të harxhon lekë kurse me hallën jo .Sot jemi 16, për këtë muaj deri tani kam shpenzuar 50 euro vetëm duke folur me të, që gjithmonë më shkon 30, 35 euro. Sot jemi në mes muaji dhe 50-çja iku

Sandro-Po më fal, po ça mut karte ke

Tani-Po se nuk mund t’ja jap me ofertë të dyve, o njerit o tjetrit

Sandro-Po është dhe numri tjetër i imi

Tani-Po është Plus

Sandro-Mund ti marrësh të gjithë e kuptove ?

Tani-Ajo tashmë ka mbaruar ehuu. Janë këtu, ja spjeguan pse nuk punuan. Ti kontrolloje pak në 14 kur unë nuk shkova ka pas ndonjë ndalesë të madhe aty ! Që ia mbathi dhe mbeti në mut

Sandro-Po në ç’pjesë të Italisë, pikërisht për këtë do bëj një raport shërbimi

Tani-Tani nuk kam kohë. Dëgjo, më thanë që ishte bërë gjithçka gati për tu nisur, duhej të nisej dje se në 14 u nisën miqtë e tjerë të tij dhe mbetën keq sepse u bllokua malli dhe sa mori vesh që u nisën ata, ai nuk u nis në 14, kupton? Aty je?

Sandro-Më the mos fol dhe po hesht.

Tani-Mirë, po nganjëherë thuaj po dhe mjaft

Sandro-Po

Tani-Ja.Që të kuptoj që je në linjë dreqin, si ta kuptoj

Sandro-Po

Tani-Pastaj dje, deshi ta bëj muhabetin, por duke diskutuar me zonjushën vendosën mos ta bënin sepse ,ai miku i tyre të cilit ja kishin kapur atë sasinë e madhe ishte aq keq sa u tha: Jetojmë në një moment të vështirë ,është vështirë të kalosh tani. Shumë kontrolle shumë polici në brigjet ialiane dhe po më dëgjove mua , mos bëj budallëkun që bëra unë, ju tha ai dhe sipas këtyre dje thanë gati, nisemi po jo , nisemi po jo po jo dhe në 2 të natës ,thanë në djall të vejë ,nuk u nisëm ,nisemi për Shqipëri dhe në 5 e gjysëm kanë kaluar kufirin. Që përputhen kohët dua të them.

Sandro-Perfekt, po kur halla i mori në telefon apo jo, do me thënë ishin bashkë që ai nuk përgjigjej

Tani-Jo nuk ishin bashkë, se i thashë un…

Sandro-Një gjë dua të ma sqarosh mirë

Tani-Ma thuaj

Sandro-Nëse mbrëmjen e kaluar, pra në 14 janë nisur nga Greqia dy skafe dhe njëri prej tyre la ngarkesën, nuk e kuptova ja kanë sekuestruar ngarkesën apo ia mbathi

Tani-Jo dy skafe, është nisur një dhe tjetri kur pa këtë nuk u nis fare

Sandro-Okej, po ky e kishte mallin e kishte në Greqi, jo se shkoi për ta ngarkuar në Greqi

Tani-Nuk e di, se as nuk ti japin këto detaje

Sandro-Nisur nga kjo ç’ka dimë ne, ne nuk e dimë

Tani-Nuk e dimë dhe pikë, por dimë që ai skaf u kthye në Greqi dhe gjithë muti u ndalua atë natë

Sandro-U ndalua në Itali

Tani-Dhe Beni tha shyqyr që nuk u nisa , sidoqoftë tha s’kemi kohë duhet të bëjmë një rrugë ,se po na prishet dhe malli ,kupton, duke ndenjur në vënd vazhdimisht i paketuar

Sandro-U bënë dy muaj tashmë kështu që

Tani-U qa dhe për këtë fakt, që përputhet dhe me informacionet tona në fakt

Sandro-Dhe malli është aty prej shumë kohësh

Tani-Bravo

Sandro-Dëgjo ,unë nesër në mëngjes do shkoj poshtë në Napoli, do shkoj të marr GPS

Tani-Bravo ,po merr dy ,për të dyja makinat ,ja vëmë të dyjave

Sandro-Unë nuk i marr falas ,do marr atë që mundem

Tani-Ku e çove atë GPS-në që e more ktu dhe e rregullove aty ,që të funksiononte për ne?Ta jap unë ose ta dërgoj me autobus ,të kujtohet? Unë kam një GPS që ja gjetëm një makine,që Grekët ja kishin vënë

Sandro-E kam parë njëherë

Tani-Po ,unë ta jap dhe mbase e rregullon dhe këtë për llogarinë tonë

Sandro-E provojmë ,e provojmë…

Tani-Unë këtu s’kam çi bëj

Sandro-Ka diçka të rëndësishme këtu. Ky GPS-ja që do marr tha ai që vendoset në makinë apo jo?

Tani-Ee

Sandro-Duhet të kuptojmë se ç’kartë do vendosim brënda,një kartë që ka internet…

Tani-Atë kartë që do ti ,po e deshe nga aty ose të gjejmë nga këtu

Sandro-Jo po të jetë kartë që të mbushet herë pas here.Problemi është që po përdora kartën sim nga këtu dhe e gjejnë GPS-në ,gjejnë dhe se e kujt është karta dhe ngatërrohemi kot ,se e kapin dhe rezulton në emrin tim kupton ?Duhet një emër që nuk ekziston fare

Tani-Gjejmë një kartë ‘Plus” dhe emër që nuk ekziston ,ça problemi ka ?

Sandro-Ty të duhet një kartë që ta ketë të aktivizuar “ROOMING”

Tani-Po të gjitha ta bëjnë ,merr një kartë vodafon ,shko aty dhe të bëjnë gjithë ofertat e botës

Sandro-Ah ah perfekt perfekt

Tani-Të dërgoj kodin tim fiskal dhe merr një kartë sim .mua nuk më bëhet vonë fare

Sandro-Jo jo jo ,le mos të bëjmë rrëmujë se mund të vijnë te mua ,te ty ,pse duhet ta bëjmë këtë ngatërresë…

Tani-Në rregull

Sandro-Më mirë e një të vdekuri se e një të gjalli, maksimumi humbasim GPS-në dhe nuk lëmë gjurmë do me thënë, le ta evitojmë…

Tani -Okej okej, po këtu kartën Shqiptare do e gjejmë

Sandro -Gjëja më e rëndësishme është që Tori të shkonte të punonte në Borsh

Tani-Kjo duhet sqaruar

Sandro-Në rast se rrezikojmë,mos ma nis hiç ,le të arsyetojmë përpara se të veprojmë…

Tani-Ja thashë dhe hallës, që ti ndihmojë, që kur ikin në Greqi të shkojë dhe kjo me ta./Nga Elton Qyno

Vijon të martën