Ndarja nga jeta e akademikut të njohur Moikom Zeqo ka shkaktuar mjaft dhimbje dhe të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit këtë mëngjes.
Akademiku dhe politikani i njohur mbylli sytë në moshën 71-vjeçare pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Gazetarja Ola Bruko tregon bisedën e fundit me të, teksa i kishte bërë një ftesë për një bisedë në studio, vetëm disa ditë më parë.
“Disa ditë më parë e telefonova profesorin dhe e ftova në studio për një bisedë…, analiza e tij për ngjarjet në vend kishte gjithmonë vlere!
-“Ah moj Ola, une po iki..,nuk jam fare mirë, nuk mundem të vij” me tha ai..! Më trishtoi pa masë ajo përgjigje, dhe sot me trishtoi shumë ndarja nga kjo jetë e profesorit të nderuar Moikom Zeqo! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të dashurve te tij”, shkruan Ola Bruko!