Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, në të cilën u prezantua raporti i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, deputetit Adriatik Alimadhi duket se nuk i ka pëlqyer e qeshura e ministrit të Disporës, Pandeli Majko.
Pa nisur mirë, fjalën Alimadhi iu kthye Majkos me fjalët ballist jam, e kam për nder të jem ballist, ndërsa e quajti ministrin ‘bir komunisti’.
“Ballist jam, e kam për nder që jam ballist. Shi si qesh Majko, shiko si qesh Majko, e ka për nder Majko që ka qenë i biri i një komunisti. Kur bëra pyetje, kisha parasysh a ka Instituti i Tufes, ide e mendime për ta vazhduar studimin në lidhje me luftën vëlla vrasëse që ka ndodhur mes shqiptarëve.
Pse e përmendni Ballin, pse i përmendni zogistë, nga ‘44 e në vazhdim e thotë ligji, me këtë ligj ka rënë dakord PD dhe PS të trajtohen bijtë e komunistëve.” vijoi me tej Alimadhi.