Gjykata italiane duket është dorëzuar para dy vëllezërve binjakë me origjinë nga Shkodra, Edmond dhe Eduard Trushi. Pavarësisht se ky fakte për përfshirje të tyre në disa raste vjedhjesh, ADN-ja e tyre është thuajse identike dhe është e vështirë të identifikohet autori.
Në këto kushte, dy vëllezërit duhet të lirohen dhe t’u hiqen edhe veprat pernale që rëndojnë. Një fakt i tillë, duket se ka bërë bujë të madhe në itali, deri në atë pikë sa është prononcuar edhe Matteo Salvini, zëvendëskryeministri italian i Lega-s. I njohur për qëndrimet e tij radikale ndaj emigrantëve, Salvini ka publikuar në faqen e tij në Facebook një lajm lidhur me dy vëllezërit, të shoqëruar edhe me një pyetje retorike: Tani si i bëhet…?!?!?