Sot paradite Ilir Meta shpërndau një video ku dukej para monumentit të Heronjve të Vigut, duke vendosur një kurorë me lule. Bilushi i Metës që mban komunikimin me shtypin, tregoi se çfarë ndodhi në të vërtetë.
Pasi Meta doli nga hoteli i Gon Çelës, kërkoi një kurorë me lule se do ta vendoste tek “Monumenti i Pesë Heronjve të Vigut”!
Ja sollën kurorën, por Meta po sillej vërdallë nëpër shesh e nuk po i gjente.
-Ore ku janë këta këta “Heronjtë e Vigut”,- pyeti Voltanën.
-I keni qit prej qytetit se janë turp i zotit, -i tha Voltana. I kena pas çu tek varrezat për skrap.
-Po si ka ndodhur kjo. Kur ka ndodhur?
-Kur ishe ti Zëvendëskryeminsitër,- i tha Voltana.
-A po. Po pse kam ide që e pashë diku monumentin e tyre unë?
-Po mor kur është kthy Rama në pushtet i ka pas marrë e i ka vënë tek kryqëzimi për Bajzë. Aty i ke në atë anë të rrugës.
-E shumë mirë,- tha Meta. Po shkoj aty.
Pasi shkoi tek Monumenti i “Pesë heronjve” në dalje të Shkodrës vendosi të mbajë një fjalim.
-Ju jap fjalën e nderit, se unë do t’u rikthej sërisht në Shkodër, aty ku ishit dhe jo këtu ku u ka vendosur Edi Rama. Ai ka dashur tu trajtojë si katundarë që nuk u pranon Shkodra, por unë do t’u rikthej në qendër të Shkodrës, aty ku keni qenë,- tha Meta.
Pasi mbaroi,- i tha Voltanës, që të bënte një plan për ti futur prap në qendër të qytetit.
-A për ni mend e ke,- i tha Voltana. Ne mezi i qitëm prej qytetit ti kërkon t’u bëj prap pasaportizimin në Shkodër. Unë si kam pasaportizimet si dekretet e shtetësisë që i jep brenda ditës. Duhet me u konsultu pak. Ta kishe mendu mirë kur na the atëhere hiqni prej Shkodret. Tani duhet të mendohem unë.