Pas zhurmës që u bë në shtyp për drekën që Presidenti hëngri sot me Faron dhe djalin e tij në bregdet në Durrës, Bilushi i Metës dha disa sqarime mbi marrëveshjen që do arrihet për kandidimin me LSI.
“Presidenti është i kënaqur që një kuadër si Klevesi të vihet në dipsozicion të LSI, pasi si Klevesi, por sidomos babai i tij, kanë qenë gjithmonë njerëz që kanë nderuar dëshmorët.
Klevesi është rritur me reportazhet e babait në gjurmët e brigadave partizane apo të shokut Enver në Çermenikë e Labinot gjatë dimrit 1943. Ndaj dhe ai ka profilin e duhur për LSI.
Nga ana tjetër u ra dakord që të pritet derisa të vijnë rekomandimet e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor për të marrë vendimin përfundimtar.
Kjo pasi dhe Luli është duke pritur këto rekomandime për të vendosur nëse do ta fusë Salianjin, Hasën apo dikë tjetër në lista përsëri, edhe pse i ka skualifikuar Komisioni “Ruli”.
Nëse ai i fut ata dhe lë jashtë Klevesin, atëhere LSI do dalë më vete dhe Klevesi do jetë numuri 2 në Tiranë. Numri 1 do jetë Brisida e Tatimeve. Kështu LSI do japë shembullin duke marrë dy figurat më popullore të dy partive të mëdha, Brisidën e PS dhe Klevsin e PD.
Kjo tregon dhe një herë që LSI është parti e unitetit, ajo që ka qenë ëndrra e heronjëve dhe dëshmorëve dhe që i duhet Shqipërisë përsëri.
Nga ana e tij Klevesi u shpreh i vendosur që gjithë votat që i ka në Unazë të re, ti kalojë nga PD në LSI, pasi ato janë vota njerëzish të vendosur kundër korrupsionit dhe LSi është parti e tyre.
Në fund Faro pati një propozim për Ilir Metën duke i kërkuar që në rast rrëmujash duhet të vritet jo vetëm Edi Rama, por dhe Lul Basha, pasi ai ka tradhëtuar gjakun dhe mundin e djalit të tij.
Ilir Meta ra dakord në parim, por theksoi se vendin e dëshmorit nuk ja lëshon askujt edhe pse Lul Basha e meriton të vritet si tradhëtar. Por meqë këtu është e paqartë kur je tradhëtar dhe kur je dëshmor, Meta shprehu mendimin që ky akt duhet të shtyhet derisa populli të bindet vetë që Basha është tradhëtar dhe pastaj ta vras”.