Pas revanshit që duket se Rama ka marrë drejt mandatit të tretë, Bilushi i Metës po përgatit një plan se si mund ta shmangin fitoren e Ramës, duke prishur zgjedhjet:
“Të dashur miq!
Presidenti po ndjek me vëmendje ritmet e pandemisë në vend dhe është i shqetësuar nga rritja e numrit të të prekurve në vend.
Kjo ka bërë që presidenti ta shikojë me shqetësim këtë situatë, të cilën e quan të qëllimshme prej Qeverisë, e cila synon të frikësojë njerëzit e t’i mbajë të mbyllur në shtëpi më 25 prill.
Në këto kushte, presidenti ka vendosur disa kushte, të cilat do jenë të panegociueshme për t’u njohur zgjedhjet.
Së pari, nga 25 marsi deri më 25 prill ai nuk do të lejojë Qeverinë të ketë të sëmurë nga pandemia. Ose vdekje.
Në rast se kjo ndodh, atëherë është e qëllimshme dhe zgjedhjet nuk do të njihen, pasi do të konsiderohen eliminime politike.
Së dyti, nuk do të lejojë që të vdekurit e opozitës të hiqen nga lista, nëse ndodhin muajin e fundit.
Familjarët duhet të votojnë për ta, ndryshe nuk njihen zgjedhjet.
Së treti, kush mban maska më 25 prill, do të thotë se kërkon të manipulojë rezultatin dhe për rrjedhojë nuk do të pranohet të votojnë njerëz me maska.
Ata duhet t’i heqin maskat që në oborr të qendrës së votimit.
Së katërti, nuk do të lejohen njerëz me maska rrotull qendrave të votimit, pasi mund të kërcënojnë votuesit.
Nëse shihen njerëz me maska, do anulohen zgjedhjet.
Së pesti, nëse të gjitha këto fenomene shfaqen gjatë muajit mars, prill, presidenti do të ç’dekretoj zgjedhjet, duke caktuar një datë të re, kur të jetë më qetë dhe kur të bjerë vala e pandemisë.
Nëse Edi Rama guxon të hyjë në zgjedhje duke mos njohur prapë dekretin, atëherë këtu nis revolucioni.
Zgjedhjet ose do ti fitojmë, ose s’do t’i bëjmë kurrë.
Edi Ramës nuk ja lëmë”.