Pas njoftimeve se Twitteri ka kufizuar veprimtarinë e Lulit, duke e konsideruar profilin fals, Bilushi i Metës bëri një analizë dhe arriti në disa konkluzione që mund të kenë bindur twitterin të marrë këtë vendim
Të dashur miq.
Mendoj se fillimisht Luli i ka tërhequr vëmendjen Twitterit, për shkak të fotografisë me Presidentin Trump. Duke qenë se twitteri gjurmon çdo lidhje të presidentit Trump, sapo e kanë parë në foto me Lulin kanë gjurmuar edhe këtë të fundit.
Por këtu ka ndodhur një zhgënjim. Atyre nuk u rezulton që ky person ka lidhje me Trump, por ka vetëm një fotografi. Kjo ka shtuar shumë dyshimet e stafit të twitterit dhe kanë vënë pikëpyetjen e parë mbi Lulin.
Pikëpyetja e dytë është kur kanë lexuar në wikipedia se Luli është Kryetar i Partise Demokratike të Shqipërisë. Pasi kanë bërë kërkime atyre u ka dalë gjithandej, që kryetari i PDSH është Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk u del gjëkundi. Aty I kanë vënë pikëpyetjen e dytë.
Pikëpyetjen e tretë e kanë krijuar, kur kanë përkthyer postimet e Lulit kundër korrupsionit. Pasi kanë bërë kërkimet e tyre, u rezulton se i njëjti person, ka pasur akuza të rënda për korrupsion në Shqipëri, në Turqi, në SHBA, e deri lidhje me rusët për pagesa të dyshimta. Atëherë kanë menduar prapë se ky do jetë profil fals, ndaj dhe e kanë klasifikuar si të dyshimtë.
Këto tre tipare mjaftojnë që ai të konsiderohet i dyshimtë, megjithëse ka plot te tjera që ndoshta twitteri nuk i di. Fjala vjen Twitteri nuk e di që Luli ka gënjyer edhe Tit Vasilin. Por, për këtë do shprehemi herë tjetër.