Të dashur miq!
Është bërë zhurme e madhe për përçarje të LSI-së në Vlorë dhe për tradhtinë e Luan Ramës.
Situata nuk është ashtu si duket.
Sot më duhet të flas hapur me ju.
Presidenti Meta e pa që në Vlorë situata nuk ishte ashtu siç duhej, dhe vendosi ta dyfishojë fuqinë e garës.
Ai i vuri syrin kandidates që është e dyta në listë dhe vendosi të mbështesë atë.
Pas kësaj, Monika reagoi me zemërim, pasi sipas saj, po prishej kontrata e LSI-së me udhëheqësin e listës.
Meta atëherë vendosi se ishte momenti të shpaloste talentin e tij si të mobilizonte gjithë LSI-në.
Në një anë është Monika me Luanin, në anën tjetër Ilir Meta, Tit Vasili dhe gjithë LSI e Vlorës.
Objekti i garës është kush do marrë më shumë vota, Monika me Luanin me nr.1, apo Meta me numrin 2.
Për ta bërë të besueshme përçarjen, Meta i tha Monikës se Luani ishte blerë nga Damiani dhe duhej përjashtuar.
Monika nuk e beson, se dyshon shumë tek mbështetja e Metës për nr. 2.
Kështu u ndezën polemikat dhe gara e LSI-së në Vlorë është më e fortë se kurrë.
Nga një parti, në garë u bënë dy parti në garë, dhe kjo ka mobilizuar të madh e të vogël.
Monika dhe Luani po përpiqen të bëjnë fushatë ne mediat qendrore, ne bëjmë fushatë në mediat lokale.
Monika provokon e thotë që nuk fle me Ilir Metën, që të egërsojë gratë e Vlorës, dhe mos t’ia japin asaj vajzës që është numri 2, për të cilën Meta po rri pa gjumë në Vlorë.
Meta nga ana e vet i përgjigjet se Monika dhe Luani kanë dash të shesin LSI-në.
Kështu ky debat është nxehur mjaftueshëm dhe ne shpresojmë që do fitojë edhe Monika me nr. 1, edhe Iliri me nr. 2, dhe pastaj do vendoset paqja në parti”.