Pas njoftimit të Edi Ramës se po udhëton drejt SHBA për të kontaktuar me prodhuesit e vaksinës, Bilushi i Metës shfaqi hapur dyshimet mbi këtë vaksinë dhe udhëtimin e Edi Ramës:
“Të dashur miq!
Edi Rama po bën përpjekje të dëshpëruara ku i frikësuar në palcë prej COVID-19, po përpiqet të sigurojë një vaksinë për vete.
Siç e tha dhe Doktori, ai udhëtoi në Emiratet e Bashkuara me shpresë se Princi Zayed kishte ndonjë vaksinë tepër.
Por siç e dinë gjithë shqiptarët, ai nuk i dha.
-Nuk mund të të jap vaksinë ty personalisht, i tha.
-Po do dy mijë shtëpi për shqiptarët, t’i jap.
Dhe ja dha. Por vaksinë personalisht nuk i dha.
Pas kësaj, ai ka marrë avionin privat dhe është nisur drejt SHBA.
Gojët e liga thonë se do të porosisë vaksinë speciale për shqiptarët, me qëllim që të ndikojë tek ta para zgjedhjeve.
Vaksina që ai po porosit është një version i modifikuar i vaksinës së prodhuar, e cila ul aftësinë për kujtesë dhe të krijon iluzione sikur jeta është në rregull dhe njeriu është i lumtur.
Këto efekte t’i jep gjashtë muajt e parë.
Pas gjashtë muajsh t’i kthehesh në realitet, por atëhere zgjedhjet kanë mbaruar.
Për këtë arsye, zonja Kryemadhi do të nisë një fushatë kundër vaksinimit para zgjedhjeve.
Askush të mos e pranojë.
Ata që e pranojnë do jenë vetëm besnikët e Edi Ramës.
Me këtë rast bëjmë dhe sondazhin para zgjedhjeve dhe e kuptojmë nga vaksina, sa vota do marrë Edi Rama.
Kjo është arma e fundit e tij për të fituar zgjedhjet, por ne do t’ia kthejmë në një armë që të vras veten e tij.
Asnjë opozitar nuk do të marrë vaksinën e ofruar prej tij dhe aq më tepër këtë vaksinë që është prodhim special për Shqipërinë.
Pas 25 prillit fitojmë ne dhe do blejmë vaksinën tonë.
Tit Vasili i ka thënë Tan Shehut, që Tit Vargu t’i thotë Mond Panaritit që të miratojmë si komitet një vaksinë tonën.
Pas asaj të gjithë jeni të sigurtë”.