Para dy javësh presidenti Meta është prekur nga COVID. Kjo alarmoi gjithë njerëzit e Presidencës.
Për këtë, Bilushi organizoi një takim urgjent në Presidencë, ku të gjithë njerëzit e afërt të presidentit u betuan se do të ruajnë sekretin, që të mos i bëhet qejfi armikut.
Gjithçka u përpilua me kujdes, që të mos kuptohej.
Meta do mungonte në public, por dilte në TV në linjë online.
Do shmangte qëndrimin në Tiranë dhe do mbyllej tek vila në Pallat të Brigadave.
Do siguroheshin aparatura oksigjeni nga bomblat e ekipit të zhytjes dhe nuk do tregohej në Qeveri.
Analizat do bëheshin në emër të një anëtari të stafit, që të mos kuptohej.
Kështu gjithçka po ecte mirë.
I vetmi moment që prishi sekretin, ishte momenti i dekretimit të gjyqtarit të Kushtetueses.
Meta duhet të ishte në sallë.
Bilushi e këshilloi që të mos ja dorëzonte dekretin në dorë, por të ruante distancën.
-Nuk kam shumë besim tek ky, tha Meta.
Është më mirë t’ia ngjit.
Dhe ashtu bëri.
Pasi mbaroi seanca e betimit, doli sekreti.
Askush nuk po e kuptonte kush e nxorri dhe nisi një hetim.
Nga hetimi rezultoi se Monika pyeste tre herë në ditë a zuri COVID-i Përparim Kalon, apo jo.
Kur doktori i thoshte negativ, ajo thoshte:
-Po si ka mundësi, Liri është akoma pozitiv!
Këtu u zbulua që njeriu që nxori sekretin, ishte Monika.
Pas gjithë kësaj historie, tani rreziku është se nëse Rama e vërteton që Meta ka qenë me COVID, ai mund të procedohet nga Kodi Penal për shpërndarje të qëllimshme të virusit, duke tentuar të vrasë Çim Pekën dhe Përparim Kalon.
Do të duhet dhe një hetim i ri përse i duhej i vdekur Çim Peka, se kjo nuk kuptohet.