Ilir Meta u shfaq sot në Sheshin “Nënë Tereza” për të përshendetur stërvitjen e trupave amerikane, por dukej që u prit ftohtë nga të pranishmit. Bilushi I Metës bëri këtë sqarim përse Meta doli të përshëndeste stërvitjen.
Të dashur miq!
Shumë nga ju me siguri jeni suprizuar pse Presidenti Meta shkoi sot tek Sheshi “Nënë Tereza” për të përshendetur stërvitjen amerikane.
Pas përplasjeve të forta me ambasadoren dhe vet SHBA, Meta sot shkoi tek stërvitja për të shmangur një incident të rënd.
Sipas burimeve tona, nëse Meta nuk do kishte shkuar të përshëndeste ushtarët, Edi Rama I kishte udhëzuar ata që të pushtonin ndërtesën e Presidencës dhe të zbrisnin me litar si ninxha në muret e saj.
Kjo do ishte një përdhunim i institucionit të Presidentit.
Skenari ishte bërë gati. Helikopteri do qëndronte mbi presidencë, prej andej do zbrisnin ushtarët me litarë mbi taracë pastaj do vareshin nga muret do hynin në zyrën e Presidentit dhe do rrëmbenin aty një person simulant si të arrestuar. Ndaj tyre do hapte zjarr ai ushtari i Gardës që takon Presidenti sa herë del nga zyra.
E gjithë kjo do bëhej për të poshtëruar presidentin.
Në këto kushte presidenti vendosi të lëshoj zyrën dhe të shkoj tek Sheshi “Nënë Tereza”.
Sapo shkuam aty u pa qartë që ua dogjëm kartat në duar dhe ata u nxinë në fytyrë. Skenari ndryshoi menjeherë dhe ushtarët zbarkuan në taracë të univeristetit dhe u varën mureve të tij, pa arrestuar njeri.
Ky veprim i Presidentit i gjeti papërgatitur dhe për këtë arsye i qëndruan ftohtë dhe Presidentit.