Pas skandalit që provon se Ilir Meta i ka dhënë shtetësi futbollistit ganez të Tiranës, ndërkohë që ai ndiqet penalisht në Gjykatën e Tiranës për fallsfikim, Bilushi i Metës u bëri thirrje tifozëve të Tiranës, të mbështesin presidentin Meta dhe mos ta lënë në mëshirë të gazetarëve që e përflasin atë si trafikant pasaportash:
“Të dashur tifozë të Tiranës!
Presidenti Meta ka sakrifikuar për ju.
Ai është investuar për të shmangur rregullat e UEFA-s, që ju të mos keni vetëm katër futbollistë të huaj, por më shumë.
Por kjo dashamirësi e presidentit Meta po keqshpërblehet.
Ne jemi të zhgënjyer që tifozët e Tiranës, pasaportat i duan nga presidenti, kurse votat ja japin PD dhe PS.
Kjo është prerje në besë.
Çdo ditë tifozët e Tiranës duhet të protestojnë para Kryeministrisë, për të mbrojtur shtetësinë e lojtarit të tyre si interes kombëtar.
Ata duhet të jenë bërthama e revolucionit për 25 prillin, për të mbështetur presidentin.
Nëse ata vazhdojnë të jenë indiferentë, presidenti do thërrasë në ndihmë tifozët e Sëlltikut, që të vijnë në Tiranë e të mbrojnë presidentin, siç i mbron presidenti ata.
Është e patolerueshme që presidenti të përflitet për shtetësi të dhëna jashtë ligjit, ndërkohë që në fund të fundit çdo vend i botës e ka të lejuar të japë shtetësi kundrejt pagesave shumë të larta.
Meqë ne nuk kemi një ligj të tillë, presidenti u ka bërë nder, se u ka marrë dhjetëra herë më pak lekë për një shtetësi.
Në Greqi përshembull merret për 500 mijë euro, në vende të tjera për 250 mijë.
Presidenti as 50 mijë për copë nuk u merr, vetëm se shikon interesin kombëtar dhe kërkon që Shqipëria të mos shpopullohet.
Rasti i lojtarit të Tiranës mund të jetë shkelje ligji, por presidenti ka bërë sevap për Tiranën dhe ata e dinë mirë sa pak kanë paguar për këtë.
Ndaj duhet mbështetja e tyre politike në këtë rast.
Hezitimi i tyre është fyes dhe presidenti do ta rishikojë tifozllëkun e tij për Tiranën, pasi për atë ekip ka tradhtuar dhe Partizanin, që e ka pas ekip zemre.”