Ka disa ditë që opinioni publik është shqetësuar se ku fshihet Ilir Meta.
Për të fshehur gjurmët, ai ka lënë makinën në Pogradec dhe vetë nuk shihet askund.
Bilushi i Metës, që menazhon Facebook-un e tij, ka detyrë të postojë çdo ditë nga një foto të çuditshme që njerëzit të merren me foton dhe të mos pyesin ku është Meta.
Pas shumë presionesh dhe nga brenda LSI-së, Bilushi u detyrua të bëjë këtë shpjegim:
“Të dashur miq!
Presidenti po konsumon një periudhë pushimesh me familjen.
Ata na kënë lënë tek Mileniumi në Pogradec dhe na kanë thënë mos lëvizni, se duam t’iu gjejmë këtu.
Kjo na lë të kuptojmë se ata ose do të jenë këtej rrotull në zonën Korçë- Prespë- Strugë- Ohër, ose kanë ikur me avion nga Shkupi për diku tjetër.
Për të gjithë ju që më thoni se ka ikur në SHBA me Monikën, nuk kam ndonjë përgjigje.
Monika ka qenë në SHBA para një muaji dhe nuk i tregoi askujt.
Nëse shkojnë të dy bashkë në fshehtësi, nuk besoj se ka ndonjë vlerë politike.
Po ashtu nuk di të them nëse kanë ik tek fëmijët në Angli.
Dhe aty nuk është se ka ndonjë gjë për t’u shënuar.
Në Greqi dhe Itali nuk besoj të kenë shkuar, pasi i bezdisin shqiptarët.
Por një gjë është e sigurtë.
Presidenti do të rri fshehur derisa popullin ta marrë malli ta shikojë në TV dhe ta kërkojë vet.
Pa e kërkuar vet populli, ai nuk del.
Vetëm kur ta kërkojë populli i 2 marsit, dhe ai të dalë në krye, atëherë do të kemi rikthim të vërtetë të tij”.