Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Përballë’ ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.
Ai ka thënë se duhen verifikuar dhe janë muhabete telefonash. Sipas Ramës, valixhja është plot dhe vijnë nga Tirana.
‘Muhabet telefonash duhen verifikuar të gjitha. Fenomeni i administrat është një histori që nuk ka lidhje fare. S’bëhet fjalë të ketë presion ndaj një mësuesi sot. Ndërsa rasti i Dibrës është një bisedë që duhet verifikuar’, tha Rama.
Më tej për përgjimet e sotme Rama u shpreh: ‘Valixhja e përgjimeve është plot dhe vijnë nga Tirana, vijnë nga vetë prokurorët. Kanë thyer subjektin e ligjit’.