osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bilanci i Covid 19/ Humbin jetën katër pacientë në dy spitale, 133 të infektuar në 24 orë (VIDEO)

Bilanci i Covid 19/ Humbin jetën katër pacientë në dy spitale, 133 të infektuar në 24 orë (VIDEO)

Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë (9513 raste), po ashtu edhe numri i viktimave (284 viktima).

Në përditësimin e të dhënave për sot 31 gusht 2020, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin 4 pacientë në të dy spitalet covid. Bëhet fjalë për një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri.

Po ashtu raportohet se numri i rasteve të reja të infektuara është 133 raste.

Deklarata e plotë nga Dr. Rovena Daja, Instituti i Shëndetit Publik

Situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. Pozitiviteti është i njejtë me një javë më parë.
Mesatarja javore e rasteve të reja për javen 35 është 153 raste /javë.
Ju informojmë mbi situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.
75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.
Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020)
Testime totale 62837

Raste pozitive 9513
Raste të shëruara 5214
Raste Aktive 4015
Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2092
Durrës 530
Shkodër 284
Lezhë 199
Korçë 178
Elbasan 159
Fier 144
Kukës 131
Vlorë 126
Berat 83
Dibër 52
Gjirokastër 37