Big Brother Albania VIP 2 ka pezulluar votimet që janë bërë në BBVA 2 pas një emisioni të improvizuar në Talent Show Big Brother Albania VIP 2.
Në minutat e parë të postimit video ku këndonte Luizi ishte klikuar më shumë së një milion herë dhe kishte marrë afër 400 mijë pëlqime.
Derisa në orën e parë, një konkurrente që konsiderohet favorit, Olta Gixhari nuk kishte fare pëlqime dhe klikime dhe ishte pas Luizit, Valbonës dhe Maestros, Efit, Kiarës, Nitës dhe ishte njëra prej më së paku të pëlqyerave.
Por, pas një ore u shtuan më shumë se 160 mijë klikime dhe pas një shikimi u pa që shumica e këtyre klikimeve ishin “fake like” të bërë me boost.
Pas kësaj Big Brother Albania VIP 2 ka dalë me një vendim zyrtar duke thënë se këtë vendim do ia lërë banorëve për ta zgjedhur të preferuarin.
“Njoftim zyrtar! Për shkak të sulmeve kibernetike me qëllim blerjen artificiale të klikimeve për përformancat, “Big Brother” ka vendosur që të pezullojë votimin dhe të lërë vetë banorët që të zgjedhin përformancën e tyre të preferuar”, kanë shkruar ata në këtë votim.
Por, fansat nuk e kanë pritur mirë këtë votim.
Pas që shumë komente e kanë akuzuar produksionin që i kanë “mashtruar ata”.
“Ehaaaaaaaaa, ka programe ku mund të shohësh sa like kanë postet në të vertete (jo me fake) gjejeni dhe shikojini.
Nuk e latë njëherë publikun të votojë, apo po fitonte Luizi?”, ka shkruar një komentuese.
“Ky ishte qëllimi juaj, mos të fitonte Luizi dhe ja dolët. Bravo”, ka shkruar një komentues. /GazetaExpress/