osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bien planet për të kapur Kushtetuesen: Plotësohet kuorumi i nevojshëm për në Gjykatën e Lartë

Bien planet për të kapur Kushtetuesen: Plotësohet kuorumi i nevojshëm për në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar planet që politika të kapë emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese. Në Kushtetuese janë 3 vend vakante që duhet të plotësohen nga Gjykata e Lartë.

KED mbylli procesin për vendin e lënë bosh nga Fatmir Hoxha dhe i dërgoi gjykatës emrat: Alket Jaupi, Sandër Beci, Ervin Karamuço dhe Albert Demirneli. Plani i presidentit dhe njerëzve të tij në KED ishte që Gjykata e Lartë të mos shprehej dhe pas 30 ditësh të bëhej emërimi i emrit të renditur i pari.

Kjo sepse ligji kërkon që Gjykata e Lartë të ketë 10 anëtarë që të marrë vendim, ndërkohë që ajo ka 9. Por pak ditë më parë kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, thirri mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe u vendos që të pritet emërimi i anëtarit të dhjetë.

Gjykata e Lartë sqaroi se ndryshe nga sa ndodh me Presidentin dhe Kuvendin, nuk ka afat 30 ditor për Gjykatën e Lartë dhe do pritet plotësimi i saj.

KLGJ përzgjedh Ahmetin

Nga ana tjetër Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka vonuar dhe dje njoftoi se ka vendosur që të emërohet Arbena Ahmeti në Gjykatën e Lartë. “Sot, në datën 09.02.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjen si vijon:

Në funksion të jetësimit të një ndër prioriteteve të tij kryesore, atij të vendosjes në funksionim të plotë të Gjykatës së Lartë, duke emëruar individë me integritet të lartë etik dhe profesional, pas përfundimit të procedurave të verifikimit për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së kandidatëve si më poshtë: Arbena Ahmeti.

Në vijim të vendimmarrjes së mësipërme, Këshilli vendosi të propozojë për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidaten znj. Arbena Ahmeti, duke disponuar gjithashtu edhe për të drejtën e ankimit brenda 5 ditëve, nga dita e njoftimit të vendimit”, njoftoi KLGJ. Kjo e fundit bëri të ditur se ky emri është bërë po në kuadër të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

“Këshilli ka avancuar me prioritet përpjekjet që Gjykata e Lartë të rifitojë kuorumin e nevojshëm për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të adresimit të çështjeve të prapambetura për të çuar më tej objektivat thelbësore të reformës në drejtësi përmes konsolidimit të një gjyqësori plotësisht të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional”, njoftoi KLGJ.

Loja e politikës

Me emërimet në Kushtetuese është bërë një lojë e fortë nga politika. Në dorën e saj ishte shkarkimi i presidentit dhe u tentua shumë herë që të futen njerëz të besuar. Presidenti ka lobuar fort që të prisheshin balancat, por duket se gjithçka përfundoi. Kushtetuesja e shqyrtoi çështjen e presidentit dhe tani është tërhequr për vendim. Kurdo që të emërohet anëtari i ri, ai nuk ndërhyn dot në atë proces. Brenda shkurtit pritet që të jepet vendimi final dhe i argumentuar nga Kushtetuesja.