osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bien planet e Metës, precedenti “Marku” mban Dvoranin në krye të KED! Vitore Tusha prej 3 vitesh po pa mandat: Gjyqtari, juristët kërkojnë të shkarkohet

Bien planet e Metës, precedenti “Marku” mban Dvoranin në krye të KED! Vitore Tusha prej 3 vitesh po pa mandat: Gjyqtari, juristët kërkojnë të shkarkohet

Beteja e presidentit Ilir Meta për të larguar Ardian Dvoranin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duket se nuk do të jetë aq e lehtë. KLGJ ja hoqi atij mandatin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe tani kanë nisur debatet nëse ai duhet të jetë apo jo anëtar i KED. Por para Dvoranit kemi një precedent i cili është ende në fuqi, precedenti “Marku”.

Arta Marku para se të largohej nga posti i kryeprokurores u bë anëtare e KED. Pas zëvendësimit të saj me Olsian Çelën ishin të shumtë ata që kërkonin të largohej nga KED, por dhe sot ajo është aty. Ka një dokument i cili thotë se KED nuk mund të ndryshojë gjatë rrugës. Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Organeve të reja të Drejtësisë u shpreh në rastin e Markut se asnjë anëtar nuk mund të lëvizë rrugës pavarësisht nëse posti i tij ndryshon. Marku ishte Kryeprokurore dhe u bë prokurore Apeli, edhe Dvorani nga anëtar i Gjykatës së Lartë ka kaluar në Apel.

Rastet janë identike. “Përjashtimi nga KED i ndonjë anëtari për shkak se gjatë vitit, në të cilin ushtron veprimtarinë KED-ja, ka ndryshuar pozicioni i anëtarit brenda sistemit të drejtësisë, mund ta vinte KED në kushte pamundësie të ushtrimit të veprimtarisë, sa kohë që të gjithë anëtarët e KED janë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe potencialisht të gjithë mund të kenë ndryshime të pozicionit, jo vetëm për shkak të karrierës.

Përjashtimi nga KED i ndonjë anëtari për shkak se gjatë vitit në të cilin ushtron veprimtarinë KED-ja, ka ndryshuar pozicioni i anëtarit brenda sistemit të drejtësisë, mund të krijonte rrezikun që organe të tjera, të ndryshme nga KED, por që nuk kanë kompetenca në sistemin e karrierës së magjistratëve, qëllimisht të shfrytëzonin instrumentet në dukje të ligjshme të zhvillimit të karrierës për të bllokuar, devijuar apo orientuar votimin dhe si pasojë vendimmarrjen e KED”, thuhet në raport.

Pra sipas këtij përcaktimi Dvorani nuk duhet të largohet dhe duhet të vijojë të mbajë postin që ka. Pyetja tjetër është, kush do të shprehet tani që Dvorani duhet të largohet apo jo? Nuk ka asnjë organ mbi KED.

Precedenti “Tusha”

Presidenti këmbëngul se mandatin e kryetarit tani duhet që ta marrë nënkryetari, pra Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Por kjo e fundit nuk ka asnjë dallim nga Dvorani, pasi dhe kjo është pa mandat. Në vitin 2017 asaj i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherësh jurist në profesion është shprehur dje se dhe Tusha duhet që të largohet.

“Që të jemi të drejtë në arsyetim dhe në veprim, njësoj si zoti Dvorani duhet trajtuar edhe zonja Vitore Tusha. Zonjës Tusha i ka mbaruar mandati i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese që në mars 2017. Jemi në qershor 2020. Pra 3 vite e 3 muaj zonja Tusha qëndron në detyrë. Vetëm 3 vite më pak se Dvorani. Por logjika është njësoj. Të dy janë mbajtës të një mandati të mbaruar kohë më parë. Dvorani më në fund ikën, Tusha jo. Përse?!

Formalistët përpiqen të justifikojnë me paragrafë ligjesh që s’kanë asnjë kuptim, sepse në vetvete ato ligje janë të lodhura nga keq dhe moszbatimi i tyre. (Ja një provë që tregon se ato ligjet e reformës u shkruan me mend në bythë jo në kokë). Në fakt ka një rregull të gjithëpranuar botërisht, që lejon vazhdimin e mandatit deri në emërimin e gjyqtarit të ri. Ishte edhe për pozicionin e Dvoranit ky rregull. Ashtu i sforcuar, por ishte”, ka thënë Manjani. Kjo tregon se kemi qëndrim me dy standarde të presidentit. Pse Meta nuk kërkon që t’i hiqet mandati Tushës? /KLITI TOPALLI