osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bie qeveria në Francë, Barnier jep sot dorëheqjen! Le Pen: Kryeministri i ri tashmë këtë mbrëmje

Bie qeveria në Francë, Barnier jep sot dorëheqjen! Le Pen: Kryeministri i ri tashmë këtë mbrëmje

Kryeministri francez Michel Barnier pritet të japë dorëheqjen sot pasi ligjvënësit e ekstremit të djathtë dhe të majtë votuan për rrëzimin e qeverisë së tij, duke e zhytur Francën në krizën e dytë të madhe politike në gjashtë muaj.

Barnier, një politikan veteran i cili më parë ishte negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, do të jetë kryeministri më jetëshkurtër në historinë moderne franceze. Asnjë qeveri franceze nuk e kishte humbur votën e besimit që nga ajo e Georges Pompidou në 1962. Qeveria e Michel Barnier zgjati vetëm tre muaj.

Me 331 vota pro në një mocion mosbesimi, mbrëmjen e 4 dhjetorit deputetët në Asamblenë Kombëtarë të Francës rrëzuan qeverinë e kryeministrit Michel Barnier, e cila zgjati vetëm 3 muaj. Presidenti Francës pritet t’i drejtohet sot kombit në një fjalim rreth orës 20:00.

Francë/ Bie qeveria! Michel Barnier nuk i ‘mbijetoi’ mocionit të mosbesimit në Asamble, 331 deputetë votuan pro! Ja emrat e përfolur për kryeministër
LEXO EDHE:
Francë/ Bie qeveria! Michel Barnier nuk i ‘mbijetoi’ mocionit të mosbesimit në Asamble, 331 deputetë votuan pro! Ja emrat e përfolur për kryeministër

Macron kërkon të përshpejtojë emërimin e kryeministrit të ri për “të mos u shfaqur pa qeveri përballë Trump-it, i cili do të jetë në Paris për rihapjen e Notre-Dame”. Presidenti ka nisur konsultimet dhe ndër kandidatët kryesorë për postin e kryeministrit përmenden dy emra: ministri aktual i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, dhe lideri centrist François Bayrou.

E majta ekstreme dhe e djathta ekstreme ndëshkuan Barnier për miratimin e një buxheti të papëlqyer në një parlament të përçarë pa shumicë, pa votim. Buxheti i propozuar synonte kursime prej 60 miliardë eurosh (63.07 miliardë dollarë) për të reduktuar një deficit të madh.

Dorëheqja e Barnier do të përmbyllë javë të tëra tensionesh për buxhetin, për të cilin partia e ekstremit të djathtë, Rassemblement National e Marine Le Pen, tha se ishte shumë i ashpër për njerëzit e thjeshtë. Kjo gjithashtu dobëson më tej pozitat e Presidentit Emmanuel Macron, i cili e shkaktoi krizën aktuale me vendimin e gabuar për të thirrur zgjedhje të parakohshme para Lojërave Olimpike Verore në Paris.

Macron po përballet me thirrje në rritje për të dhënë dorëheqjen, por ai ka një mandat deri në vitin 2027 dhe nuk mund të detyrohet të largohet. Megjithatë, ngërçi i gjatë politik e ka lënë atë një figurë të dobësuar.

Kriza politike e Francës do të dobësojë më tej një Bashkim Evropian që tashmë po përballet me tronditjet nga shpërbërja e qeverisë koalicion në Gjermani, dhe vetëm disa javë përpara se Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.