Një ngjarje e rëndë është shënuar në një lokal në Verona të Italisë, ku një i ri shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht ndërsa po punonte.
Nga mediet italiane, raportohet se i riu ishte 25 vjeç, i identifikuar si Egzon Mile, është rrëzuar në tokë ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant.
Mësohet se i riu 25-vjeçar kishte vetëm pak kohë që kishte nisur punë në restorant, biznes i cili iu përkiste të afërme të tij.
Bëhet me dije se shkak i humbjes se jetës, ka qenë një atak kardiak, i cili i ka sjellë vdekjen e menjëhershme 25-vjeçarit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe një helikopter, por pavarësisht ndihmës së shpejtë, i riu shqiptar nuk mundi të shpëtojë.