Analisti Kreshnik Spahiu ka ironizuar koalicionin e bërë mes Metës dhe Berishës për zgjedhjet e 14-majit. Me anë të një postomi në rrjetin social “Facebook”, Spahiu shprehet me ironi se tani nga ky koalicion po dridhet dhe presidenti amerikan Biden.
Ai vazhdon më tej duke thënë me shaka se dy të ndershmit Berisha dhe Meta tani po bëhen gati të rrezojnë qeverisë Amerikane dhe Britanike, kjo si një formë hakmarrje për “non-gratën“.
“Koalicion Historik e quajti plaku: Gati rrëzimi qeverisë Amerikane, Britanike dhe Gjermane. Presidenti Biden po dridhet nga frika. Edi Rama i ka ditët e numëruara tha- Sali Berisha pastaj do largojmë çdo ambasador të korruptuar. Vetë këta të dy janë të ndershëm në planet”, shkruan Spahiu.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme është paraqitur në KQZ kërkesa e Metës dhe Berishës për të hyrë si koalicion në zgjedhje. Koalicioni do të quhet “Bashkë fitojmë” dhe do të përbehet nga Partia e Lirisë, Partia Demokratike, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.