Ministrat e Qeverisë së re të Kyriakos Mitsotakis kanë marrë sot detyrën, pasi u betuan më herët para Presidentes së Republikës Katerina Sakelaropulu.
Të gjithë ministrat, zëvendësministrat dhe zëvendësministrat e rinj bënë besim fetar, me përjashtim të zv/ministrit të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore që pati një betim politik.
Në deklarata të shkurtra pas mbërritjes së tyre në Pallatin Presidencial, shumica prej tyre theksuan se do të angazhohen për punë të palodhur, vigjilencë e efikasitet. Ndërkohë mbledhja e parë e Këshillit të ri të Ministrave është caktuar për nesër.
Ministrat në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mërkurën pritet të marrin dosjet me prioritetet, të cilat përfshihen në programin parazgjedhor dhe do të zbatohen gjatë 4 viteve.
Kabineti i ri përbëhet nga 15 gra dhe 46 burra. Kryeministri e cilësoi qeverinë e re si një “qeveri të punës”, të gjitha reformat për të cilat vendi ka aq nevojë.
Në poste kyçe vendosen emra të njohur të partisë që kanë shërbyer edhe në qeverinë e mëparshëm, konkretisht ish-ministri i Jashtëm Nikos Dendias kalon në ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa mbetet zv/ministër i Mbrojtjes Nikos Hardalias.
Në ministrinë e Jashtme, vendoset Jorgos Jerapetritis.
Në ministrinë e Brendshme Niki Kerameos, ministrinë e Shëndetësisë Mihalis Chrisohoidhis, ministrinë e Ekonomisë dhe Financave Kostis Hatzidakis, ministër i Arsimit Kyriakos Pierakakis, ministre e Turizmit Olga Kefalogiani.
Ministre e Kulturës Lina Mendoni, ministër i Marinës dhe Politikës Ishullore Miltiadhis Varviciotis, Ministër i Mbrojtjes së Qytetarit Notis Mitarakis, Ministër i Drejtësisë Jorgos Floridhis, ministër i Emigracionit Dhimitris Keridhis, ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Adonis Georgiadis.
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit Christos Staikuras, ministër i Krizës Klimaterike dhe Mbrojtjes së Ambjentit Vasilis Kikilias, ministër i Zhvillimit Kostas Srekas, ministër i Ambjentit dhe Energjetikës Theodhoros Skulakakis.
Ministre e Çështjeve Sociale dhe e Familjes Sofia Zaharaki, ministër i Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimor Lefteris Avgenakis, ministër i Qeverisjes Digjitale Dhimitris Papastergou.
Kabinetin qeveritar plotësojnë edhe 3 ministrat e Shtetit Makis Voridis, Stavros Papastavros dhe Akis Skertsos.
Zv/kryeministër dhe drejtor i zyrës Mitsotakis, Janis Bratakos.
Sakaq zëdhënësi i qeverisë së re do të jetë Pavlos Marinakis.