osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Betohet Lulzim Basha: Do e rrëzoj Ramën para 2025-s, fitorja është afër

Betohet Lulzim Basha: Do e rrëzoj Ramën para 2025-s, fitorja është afër

Lulzim Basha, gjatë fushatës së tij në Lushnjë për rizgjedhjen si kryetar i PD-së, ka thënë se do ta rrëzojë Edi Ramën para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2025-s dhe se fitorja është afër.

Basha tha, ashtu siç ka bërë edhe në takimet ne qarqet e tjera të vendit ditët e fundit se, pavarësisht masakrës zgjedhore, PD-ja ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit më e fortë dhe më e madhe.

“Bashkë kemi bërë beteja të mëdha këto vite. Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje po vetëm sakrifica.

Kundërshtari kreu vjedhjen më të madhe në 30 vite, masakrën më të rëndë zgjedhore në 30 vite.

Pas kësaj masakre në Shqipëri ka rënë përkohësisht një perde hekuri.

Në zgjedhjet e 25 prillit dhe tani nuk kishim e nuk kemi një kundërshtar politik, por një njeri që drejton një regjim.

Paarësisht masakrës zgjedhore, ne kemi dalë më të fortë e më të mëdhenj.

Rrugëtimi ynë nuk ka përfunduar dhe nuk mund të zgjasë deri në vitin 2025, pasi as Shqipëria as demokracia nuk mund të presin deri në vitin 2025” – tha Basha.

Ai u shpreh se s’do bashkëpunojë kurrë me Edi Ramën:

“…Duke refuzuar mendjelehtësinë e atyre që për interesa të çastit apo mllefe të çastit e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo një masakër zgjedhore duke i shërbyer kështu mendjelehtësi projektit të Edi Ramës për të na përçarë sërish, qoftë duke bërë të mundur përmes bashkimit tonë sot dhe akoma më shumë me 13 qershor të vazhdojmë deri në fund betejën e nisur që mund të ketë një dhe vetëm një përfundim: jo bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve, por rrëzimin një orë e më parë të atij që vodhi vullnetin e shqiptarëve.

Dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vjedhur zgjedhjet, tregojnë jo thjesht tmerr dhe ankth, po dhe analfabetizmin politik të atyre që i kemi përballë”, tha ai.