osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Betejë e ashpër Mazhorancë-Presidencë, pas ligjit që e izolon Ilirin! PS vendos të mos pranojë asnjë akt të Metës, presidenti bën politikë me dekretet

Betejë e ashpër Mazhorancë-Presidencë, pas ligjit që e izolon Ilirin! PS vendos të mos pranojë asnjë akt të Metës, presidenti bën politikë me dekretet

Thellohen përplasjet mes mazhorancës dhe Presidencës sa u takon dekreteve. Qysh prej vitit 2017 që ka ardhur në krye të Presidencës, presidenti Ilir i ka përdorur dekretet si “pushkë” kundër mazhorancës, pasi gjatë këtyre tre viteve i ka kthyer dhjetëra ligje mazhorancës, shumicën e të cilëve e ka bërë vetëm në kuadër të luftës dhe hakmarrjes politike që ka me shumicën socialiste.

Por ditën e djeshme mazhoranca i është përgjigjur me të njëjtën monedhë presidentit Meta, pasi pas ligjit që e izolon, ajo ka vendosur të mos pranojë asnjë akt të kreut të shtetit. Kështu vetëm dhjetë ditë pasi Meta e ktheu në Kuvend për shqyrtim ligjin “Për gjendjen civile”, në lidhje me deklarimin e vendbanimit, Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota dekretin e Presidentit. Kundër këtij vendimi votoi vetëm një nga anëtarët e Komisionit dhe një tjetër ishte abstenim.

Presidenti bën politikë me dekretet

Gjatë diskutimit në mbledhje, relatorja e këtij ligji, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi teksa kundërshtoi argumentet e presidentit Meta, u shpreh se shumica nuk do të pranojë asnjë akt të Metës. “Argumentet lidhen me situatën politike, me një qasje që ka kohë që vihet re te institucioni i Presidentit të Republikës.

Shumica e argumentet të përdoruara nga president Ilir Meta për dekretet e kthyera nga ai, janë përzier me argumente politike dhe madje do të thosha që shumica e tyre janë politike, të cilat lidhen me situatën politike. Kështu që unë vlerësoj që argumentet duhet të jenë ligjore dhe kushtetuese dhe jo politike.

Madje shumica e argumenteve të presidentit në dekretet e kthyera janë politike dhe ai tashmë është pozicionuar hapur në krah të opozitës, duke kthyer ligjet si hakmarrje politike. Kështu që të gjitha këto më bëjnë të mendoj se ata po përpiqen të acarojnë klimën politike dhe po paralajmërojnë se nuk do të pranojnë humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë akuza si në ligjin në fjalë”, deklaroi ajo.

Më tej deputetja socialiste, Vasilika Hysi i kujtoi presidentit Ilir Meta se nuk ka kompetenca për të gjykuar punën e Parlamentit të Shqipërisë. “Nuk është në tagrin e Presidentit të Republikës që të vlerësojë vullnetin e ligjbërësit dhe mekanizmin që zgjedh për sa kohë që ky mekanizëm është në përputhje me Kushtetutën dhe me procedurën parlamentare”, nënvizoi deputetja e PS, Vasilika Hysi. Pas pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme, komisioni votoi për rrëzimin e dekretit Presidencial dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare të radhës.

Reagon përfaqësuesi i Metës

Por i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ishte edhe këshilltari Ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, i cili parashtroi arsyet e kthimit të ligjit nga ana e kreut të shtetit.

Para deputetëve, Dervishaj argumentoi se ky propozim që vjen nga deputetë të shumicës qeverisëse dhe që nuk vjen nga ministria përgjegjëse që mbulon çështjen, në mënyrën si është formuluar për të lehtësuar lëvizjet në vijim dhe jo për të lehtësuar qytetarët që nuk kanë deklaruar në kohë, e bërë në një situatë parazgjedhore, krijon një hapësirë më shumë për t`u keqpërdorur për qëllime politike.

“Procesi i rishikimit periodik të shpërndarjes së mandateve është thelbësisht i lidhur me regjistrimin e vendbanimit të shtetasve. Një situatë e paqëndrueshme, apo që jep hapësirë për regjistrime fiktive kaq pak kohë para zgjedhjeve dhe pikërisht para momentit të rishikimit ligjor të shpërndarjes së mandateve sipas qarqeve, do të cenonte rëndë përfaqësimin parlamentar, procesin zgjedhor dhe besimin politik tek procesi zgjedhor.

Ky propozim nga deputetë të shumicës qeverisëse dhe që nuk vjen nga ministria përgjegjëse që mbulon çështjen, në mënyrën si është formuluar për të lehtësuar lëvizjet në vijim, dhe jo për të lehtësuar qytetarët që nuk kanë deklaruar në kohë, e bërë në një situatë parazgjedhore, krijon një hapësirë më shumë për t`u keqpërdorur për qëllime politike”, deklaroi Dervishaj.