osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bessa Myftiu: Rrëfim për Tiranën e dikurshme dhe malli për të shkruar shqip

Bessa Myftiu: Rrëfim për Tiranën e dikurshme dhe malli për të shkruar shqip

Nga Besa Myftiu

Ka diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve. Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre.

Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë. Që s’ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësojmë të jetojmë pa të. Ngaqë dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tra gjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket…
– Astrid De Larminat, Figaro

Bessa Myftiu është poete, skenariste, autore romanesh e novelash, që lindi dhe u shkollua në Tiranë e prej vitit 1991 jeton në Gjenevë. Fillimet e saj janë si gazetare, por nuk ka lënë pas për asnjë moment pasionin për të shkruar. Ajo spikat si skenaristja e filmit televiziv mjaft të njohur “Unë e dua Erën”. Sot është pedagoge në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Lozanë të Zvicrës, ndërsa vazhdon krijimtarinë e saj duke ju përkushtuar shkrimit dhe kinemasë.

Bessa zgjedh të shkruaj në frëngjisht, megjithëse shumë nga veprat e saj janë botuar edhe në shqip. Kjo i ka dhënë mundësinë që të tregojë e të flasë mbi për Shqipërinë në një distancë tjetër. “Nëse në Shqipëri gjërat shqip më dhembin, në frëngjisht distanca e duhur bën që të kem një vështrim më objektiv.” Por shqipja mbetet gjithmonë në thellësitë e saj. Padyshim që largimi ka ndikuar ndjeshëm në karakterin e shkrimtares.

Krijimtaria juaj përfshin rrëfime, ndjesi, përjetime, emocione e përditshmëri për fate njerëzore të një epoke absurde, fundi i së cilës përkoi fill me kohën kur ju vendosët të largoheshit. E nuk ndodh rrallë që njerëzve u vishet një memorje kolektive artificiale, që e bën një komb të pësojë krizë identiteti. Në mendimin tuaj, si nisi e bitisi ky fill i harresës kolektive?

Duke jetuar jashtë shtetit, e kam të vështirë të flas për çka ka ndodhur në Shqipëri pas rënies së diktaturës. Jam munduar, nëpërmjet krijimtarisë sime, të dëshmoj për kohën e dikurshme, duke nënvizuar mënyrën se si brezi im arriti jo vetëm të mbijetonte, por edhe të jetonte çaste të bukura, miqësi të jashtëzakonshme, dashuri ëndrrash. Dhe kur dëshmitarët e asaj kohe të kenë ikur të gjithë, kam shpresën se librat e mi do të vazhdojnë të tregojnë përditshmërinë në komunizëm. Në fakt, e tashmja e afërt gjithmonë harrohet që të mund të pranohet e ardhmja. Por interpretime të reja të së shkuarës do të ketë gjithmonë…

Padyshim se është me vend të shfarosim nga kujtesa kolektive neverinë dhe absurditetin e shumë gjërave të asaj epoke, karshi të tjerave që mbeten strukur mbështjellë me një vello nostalgjie, që ashtu të dala kohe ngurrojmë t’i ribëjmë tonat. Çfarë do të ishte ende me vlerë për t’ia rikthyer së përditshmes sonë? Ju vetë ç’ju mungon më shumë nga vlerat e asaj kohe?

Vlerat më të mëdha të kohës së dikurshme ishin të lidhura me mungesën e pronës private, realitet që nuk mund të rikthehet. Njerëzit kishin kohë t’i përkushtoheshin njeri-tjetrit, se nuk ishin të stresuar të fitonin sa më tepër. Rroga ishte njësoj si për ata të paktët që copëtoheshin duke punuar, edhe për të shumtët që vrisnin kohën me muhabete. Kur vij në Shqipëri, ndjej një mungesë solidariteti dhe një mungesë kulture të përgjithshme. Mungesë ëndrrash gjithashtu. Ne ishim vërtet të varfër, por ishim të pasur në ëndrra. Disa nga miqtë e mi e kanë ruajtur aftësinë e të ëndërruarit dhe takimi me ta është vërtet për mua një ngjarje e mrekullueshme.

Tashmë Tirana nuk është më aq familjare për ju. Miq të vjetër të larguar e që rikthimet e tyre të përkohshme zor se përkojnë me tuajat e që e bëjnë më të vështirë rikthimin në kujtime. Rrugica e kafene të vjetra që nuk ekzistojnë më. Besnike ju shfaqet shtëpia e vjetër kërrusur nën çatinë me qerpiç. Për çka të ankohen muret e saj kur puqeni bashkë? Ç’zëra kanë humbur me kohën aty?

Fatmirësisht, nuk kam humbur asnjë nga miqtë e dikurshëm; komunikoj me ta në distancë dhe i takoj kur kthehemi në Shqipëri. Për rrugicat dhe kafenetë e dikurshme më vjen keq, por më shumë më dhemb në shpirt prishja e pazarit të fshatarëve dhe ndërtimi i kafeneve të panumurta aty ku katundarët prisnin klientët me dy sallata.

Në vend që të ndërtohej diçka për ta, kanë mbirë kafetë! Ka humbur sharmi i Tiranës me ndërtesat e ulta, me oborret plot hardhi dhe hurma. Lagjja ime është transformuar. Ka mbetur pa u shembur vetëm shtëpia ime e vjetër; aty kam lënë fëmininë dhe rininë e hershme. Më mungon gjithçka: mamaja që ndriçonte kuzhinën me tërë qënien e saj, babai që ndizte sobën duke kënduar, tingujt e kitarës te shkallët e oborrit ku rrinim me motrën dhe vëllanë, limoni, zërat e komshijve, Xheri, macja jonë… Do dëshiroja kaq tepër të bëja një udhëtim në kohë e të kthehesha për pak çaste aty, në kohën kur Elina ishte akoma e vogël dhe kërcente nëpër shtëpi, kur hapej porta e oborrit dhe shfaqej silueta e ndonjërës nga shoqet e mia të shumta…

Personazhet e historive tuaja nuk bëjnë moral. Jetojnë veten e jetën natyrshëm, me të vërtetat e tyre, qofshin këto normale apo tej saj. E kur tekat njerëzore shpien dashurinë në qorrsokakë, apo në humnerën e harresës, e humbjes, asgjë nuk mbetet tra gjike, sepse janë vetë personazhet që triumfojnë në fund mbi dhimbjen. Ç’qosh zemre e mendjeje vendos të sfidojë njeriun e kapriçot e tij kështu?

Po, personazhet e mi triumfojnë mbi dhimbjen–dhe ky është mësimi më i bukur i kohës së diktaturës. Në kohën kur jetoja në Shqipëri, edhe trishtimi më i madh shoqërohej me të qeshura. Ne ishim mësuar ta kërkonim gëzimin në skutat më të thella që të mund të mbijetonim. Humori përbënte një mjet të domosdoshëm të përditshmërisë sonë; ku ka humor ka gjithmonë rilindje. Ne ishim të detyruar të rilindnim çdo ditë, pa asnjë eksperiencë të së djeshmes, vetëm me ëndrra për të ardhmen. Por edhe në qoftë se ëndrrat nuk bëheshin realitet, ato na jepnin lumturi gjatë kohës së ëndërrimit. Në fund të fundit, gjithçka fillon nga ëndrra…

Padyshim që tashmë Gjeneva eshtë kthyer në shtëpinë juaj, por peripecitë që një emigrant has në fillimet e tij shënjojnë këdo. Sa të ka ndihmuar të shkruarit të kapërceje sfidat e fillimit e sa ka ndikuar mërgimi në shkrimtaren që jeni sot?

Çuditërisht, kur arrita në Zvicër, nuk shkrova asnjë rresht gjatë gjithë vitit të parë. Isha e zënë shpirtërisht me mësimin e gjuhës dhe zbulimin e një bote të re, të lirë. Dua të theksoj se nuk kam qenë emigrante në Zvicër–pak muaj pasi arrita mora pasaportën zviceriane, gjë që ma lehtësoi shumë integrimin në shoqëri. Por sfida më e madhe ishte perfeksionimi i frëngjishtes në të shkruar, peripeci të cilën e kam treguar në librin me tregime Drejt të pamundurës. Dhe e pamundura ndodhi! Kur profesori Zhorzh dë Prë na ktheu notat e provimit me shkrim, tha përpara klasës: «Tani do t’ju lexoj një tekst që më ka pëlqyer shumë. Edhe një francez nuk do ta kishte shkruar më bukur.» Nuk e prisja kurrë se do të ishte teksti im.

Kjo frazë më ka frymëzuar dhe me ka dhënë besim të shkruaj në frëngjisht. Kur kërkoja këshilla për disa fjali të mijat që nuk ishin korrekte nga pikëpamja gjuhësore, profesori më thoshte: “Mos lejoni t’ju korrigjojnë shpirtin.” Kështu që mërgimi më bëri shkrimtare frankofone. Nuk do të kisha shkruar të njëjtët libra po të kisha qëndruar në Shqipëri dhe sigurisht nuk do të kisha të njëjtin stil. Ajo nostalgji që ndihet në veprat e mia është tregues i mallit të një shkrimtareje që ndodhet larg atdheut. Përveç kësaj, të shkruarit në gjuhë të huaj është një shkollë më vete: çdo fjalë është e kërkuar, e matur, e mësuar me mundim.

Si nisi rrugëtimi i dijedhënies në një prej një prej institucioneve arsimore zvicerane, mes më të mirave në botë? Ç’sinergji të mëkon në mendje e shpirt privilegji i të qenit pranë dijes e mes të rinjve ëndërrimtarë?

Mësimdhënien e kam patur gjithmonë pasion; të dy prindërit e mi ishin mësues. Pata fatin e madh të takoja, kur isha ende studente, një profesoreshë shumë të famshme në Universitetin e Gjenevës, Mirej Cifali, e cila më dha mundësinë të eci në rrugën e jetës. Lënda e saj kishte lidhje me shkrimin e eksperiencës; për të, nuk kishte zgjedhje më të mirë sesa të kishte si asistente një shkrimtare të ardhshme. Për mua, nuk kishte punë më të bukur sesa të shoqëroja studentët në shkrimin e eksperiencës së tyre në shkollë.

Aty u përballa me një sfidë shumë të madhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Duke u nisur nga mënyra se si i ripunoja tekstet e mia, profesoresha Mirej Cifali Bega (që tashmë është martuar me Estref Begën në Shqipëri) më ngarkoi të kryeja të njëjtin proces me tekstet e studentëve. Fillova me studentët e vitit të parë dhe vazhdova me ata të vitit të katërt. Tani në Shkollën e Lartë Pedagogjike u mësoj profesorëve të frëngjishtes se si të shkruajnë gjuhën e nënës!

Pjesa tjetër e punës sime ka të bëjë me reflektimin mbi mësimdhënien. Jam shumë e lumtur dhe krenare që kam mundësi të jem në kontakt me ata që do të edukojnë nesër brezin e ri. Studentët e mi janë ëndërrimtarë dhe plot shpresa. Ata mendojnë se edukimi do ta ndryshojë botën dhe kanë të drejtë, megjithëse unë preferoj frazën e Dostojevskit: “Bukuria do ta shpëtojë botën!” Por a nuk është edukimi bukuria më e madhe e botës?!/Exlibris.al/