Pas diskutimesh të shumta prej disa orësh, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim e thirrur nga kryetarja Monika Kryemadhi u vendos që me 26 prill në orën 11:00 do të thirret Komiteti Drejtues Kombëtar.
Në fokus të mbledhjes së kryesisë së LSI-së ditën e sotme kanë qenë diskutimet për axhendën dhe aksionin opozitar.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e fundit në radhë por jo për nga rëndësia, që firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike. Ajo e cilësoi “flamurin e shpresës për shqiptarët” këtë marrëveshje dhe tha se është e vetmja që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
“Sigurisht aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë skeptikët e opozitës për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë ndodh. Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme. “-u shpreh ajo.
Koalicioni i rrugës i Sali Berishës, Bashës e Kryemadhit, Dash Shehut e Nard Ndokës, Dukës Idrizit Dules dhe Palokës si pjesa e hajdutrisë dhe e dhjetra krimeve elektorle tani kanë vendosur që të zevendesojnë Edi Ramën se duan ata, nëse do Rama.