Një ngjarje e shëmtuar është shënuar gjatë natës në qytetin e Korçës, pasi sipas informacioneve është grabitur Katedralja në qendër të qytetit.
Disa persona të cilët kanë hyrë në ambientet e kishës si “besimtarë” kanë mundur të marrin paratë e hedhura në arkën për të varfërit brenda ambjenteve të kishës.
Bëhet me dije, se persona ende të paidentifikuar pasi kanë grabitur arkën e kishës, kanë thyer të gjitha arkat e tjera me qëllim marrjen e parave.
Autorët kanë dëmtuar edhe sendet e tjera të katedrales, dhe kanë marrë rreth 200 mijë lekë të vjetra.
Ngjarja e shëmtuar po hetohet nga policia e qytetit me qëllim kapjen e autorëve dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.