Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 30 Qershorit. Ai ka mbështetjen dhe të vajzës së tij, këngëtares Besa Kokëdhima, ndonëse në “Xing” u shpreh se nuk do donte që i ati të merrej me politikë.
“Unë nuk do doja fare që babai im të merrej me politikë”, tha Besa teksa u shpreh se për shkak të angazhimeve, si familje takohen shumë rrallë.
Më tej ajo u shpreh se babai i saj ka ide gjeniale, por që ka një “problem të vogël” se po iu fut një gare e çon deri në fund dhe del me fitore.
“Dëshira e tij dhe besimi i tij është i jashtëzakonshëm. Ka vizione gjeniale dhe është njeri që mund të sjellë zgjidhjen e kësaj situate. Nga ana tjetër babai im ka një problem të vogël, se po iu fut një gare… (përmenda rastet e fitoreve) Është i vetmi person që mund t’i bëjë ballë presioneve dhe servilizmave të sotme”, tha Besa.