osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Besa, besniku i skenës së humorit

Besa, besniku i skenës së humorit

Nga Ramazan ÇEKA

Besnik Çinari, talenti i lindur, aktori i papërsëritshëm, përfaqësuesi i humorit tipik shkodran, një tjetër pasardhës i shquar i skenës së estradës, por dhe përçuesi i këtij humori nëpërmjet interpretimit dhe krijimtarisë së tij letraro-humoristike.

Të portretizosh një artist, aktor, këngëtar, shkrimtar, piktor a ndonjë sfere tjetër të artit, në përmasat e një shkrimi të tillë, nuk është e lehtë, pasi duhet të hulumtosh për jetën dhe veprimtarinë e tij. Unë si autor, për fatin tim të mirë, nuk e kam këtë vështirësi, pasi këto personazhe i njoh nga afër dhe shpesh, thjesht në bisedat e lira me ta, arrij, jo vetëm të mbledh ato që më duhen, por edhe në ndonjë rast pse jo, të kem edhe oponencën e tyre.
Megjithatë, shpesh i ndjej vështirësitë dhe përgjegjësitë, sepse personazhet nuk janë aspak të zakonshëm, por në veprimtaritë e tyre janë figura që kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë.

I tillë, shumë i afërt por dhe i largët, një figurë komplekse, është edhe aktori i Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës, humoristi i mirënjohur Besnik Çinari, për të cilin mora përsipër të bëj këtë shkrim, tanimë i lauruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh “.
A do të kishte kuptim ky dekorim pa praninë e Besnik Çinarit, tha presidenti i Republikës z.Bujar Nishani.

I emocionuar, por dhe i plotësuar shpirtërisht, Besnik Çinari përgjigjet: “Nuk është hera e parë që vij në Presidencë dhe më ka bërë shumë përshtypje disiplina dhe devotshmëria në punë e gjithë stafit dhe në qoftë se do të ishin të gjitha institucionet kështu, Shqipëria duhet të ishte shumë më përpara “.

Si për gjithë kolegët e tij, artistët e mëdhenj që ka nxjerrë skena shkodrane dhe që janë pjellë e tabanit kulturor të këtij qyteti, ashtu edhe për Besnik Çinarin, sfondi që e shoqëron është Shkodra e tij me historinë, pejsazhin e mrekullueshëm, rrugët plot diell dhe humorin e njerëzve që nuk shterron kurrë.

Me hapjen e Pallatit të kulturës “Vasil Shanto”, nën drejtimin e regjisorit të trupave amatore, Verdi Take, ëndrrat dhe dëshirat e Besës gjetën hapsirë për t’u bërë realitet në skenë.
Gjatë aktivizimit në këtë pallat, me ndërhyrjen e aktorit të madh Gëzim Kruja, filloi punë në Fabrikën e Cigareve dhe po me ndihmën e tij përfundoi aktor në Estradën e Teatrit “Migjeni”.

Është viti 1982 me 10 maj, kur filloi punën si aktor profesionist, para 35 vitesh. Ishte shumë vështirë të çaje në atë kohë, pasi aty ai gjeti, jo vetëm kapot e humorit të Shkodrës, por të të gjithë Shqipërisë, si Tano Banushi, Hasan Smaja, Bik Pepa, Gjosho Vasija, Paulin Preka, Zef Deda, Zyliha Miloti, Landi Shala, Drande Xhaj, Katrina Biga, Gëzim Kruja, Sandër Ruçi etj”.

Besnik Çinari kishte dhunti që të shkruaj vetë, duke mbijetuar që në vitet e para. Pas disa vitesh avash-avash u poq si aktor me ndihmën e regjisorëve që ka pasur si Paulin Sekuj, regjisorin e parë, shumë vite, Edmond Mhillin, Gjergj Vlashin e Durrësit, por edhe Tonin Ujkën, Zehrudin Doklen, Arben Haverin, Bardh Smajën, Bruno Shllakun e shumë të tjerë, që kanë vënë shfaqje në skenë.
Me kalimin e viteve padyshim, si çdo aktor, pas disa kohësh Besa rritet profesionalisht dhe skena fillon e bëhet e tia.

Një ditë prej ditësh e ndjeu veten të pjekur, të përgatitur profesionalisht për të përballuar sfidat që sjellin prezantimet para publikut, qofshin dhjetra e qindra vetë, apo mijëra vetë. Artisti një ditë e ndjen stadin ku ka arritur, por megjithatë shpirtërisht ndjen se deri sa të jetë në këtë jetë do të kontribuojë, sepse në gjuhën popullore e ka “mikrob”.
Nuk mund ta harrojë kurrë, kur për herë të parë, u prezantua në skenë, në skeçin “Pezhishkat” në rolin e fshatarit përkrah Tano Banushit dhe Zyliha Milotit.

Si aktor profesionist, Besa kontribuoi për trupat amatore të ndërmarrjeve dhe institucioneve dhe ky kontribut e plotësoj biografinë artistike, sepse “e hante maraku” që edhe t’i shkruante pjesët vetë. Ama, ajo që i mbetet ndër mend është vënia në skenë e komedisë “Binjakët” e shkruar nga Qazim Çela, ku rolin kryesor e kanë luajtur humoristët e grupit “Thumbi” Muhamet Çekini dhe Bujar Ademovi si dhe aktorët Muharrem Hoxha, i ndjeri Bardh Smaja, Marie Qyrsaqi, Drande Xhaj dhe një aktore tjetër shumë e mirë Rudina Smajlaj.

Me grupin “Thumbi” ka organizuar shumë shfaqje ku sukses të plotë ka arritur në qytetin e Ulqinit çdo të premte, duke parodizuar formatin “Kutia e fundit” të TV Klan, të drejtuar nga Enkel Demi, e titullar “Fundi daltë hajr” dhe ” E pakta past’ bereqetin” ku janë aktivizuar shumë aktorë e këngëtarë si Bashkim Alibali, Myfarete Laze, Mukades Çanga etj. duke qenë regjisor i këtyre shfaqjeve, të cilat u kthyen në festë për publikun ulqinak.

Pas viteve ’90, pas një eksperience dhe përvoje të grumbulluar, natyrisht hyri me vështirësi në hapsirat e reja që u krijuan, por dhe me guxim, duke sjellur në skenë edhe pendën e tij. Aktori, tashmë “Mjeshtër i Madh” Besnik Çinari ka shkruar shumë për sofrat shkodrane, si “Sa bukur na ka dalë nana”, komedi të ndryshme, është bashkëautor i komedisë “Bik Brodher Shkodra 1”, ka shkruar komplet “Bik Brother Shkodra 2, “Alo telebingo” dhe së fundi është bashkpunëtor me një komedi të Fadil Krajës, të cilën me lejen e autorit e ka rishkruar për skenë.

Ka shkruar shumë parodi, kuplete, skeçe, grimca humoristike, tekste këngësh. Ku mund të veçojmë shkrimet në vargje në një sërë veprash për figurat e shquara sidomos të qytetit të Shkodrës, por edhe për humoristët e Estradës Profesioniste të Durrësit kolegëve si Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, etj.

Si një shkodran i vërtetë, ai thotë se nuk mund të quhem Besë Çinari në qoftë se nuk do të shkruaja edhe për atë që e dua fort, “Vllazninë”, sepse kur u themelua Shoqëria “Vllaznia”, ishte kulturore, artistike e sportive. Kështu që ka shkruar edhe për futbollistët që “ta kanë fshehur topin nëpër fushë” deri në portë si: Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Din Zhega, Paulin Ndoja e shumë figura të tjera të Shkodërs, të cilëve iu ka përshkruar karrieren e tyre në vargje.

Skeçi “Dan Dupi”, në të vërtetë do të ishte më saktë të quhej një mikrokomedi, pasi elementët e tij artistik, në përmbajtje dhe shtrirje në kohë, i plotëson këto kushte, prandaj ai erdhi në skenë gati-gati si një komedi e vogël. “Dan Dupi” ka qenë skeç shumë i suksesshëm dhe këtë sukses e arriti, sepse ishte shumë aktual.

“Mjeshtri i Madh” i humorit Besnik Çinari, në rininë e tij, kur kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Durrës, ka luajtur edhe me aktorët e mirënjohur të humorit durrsak e shqiptar, Muharrem Hoxha, Aishe Stari e Fadil Hasa, por ka shoqëri të ngushtë edhe me parodistët e Vlorës, të cilët janë të mrekullueshëm, me humoristët e Tiranës të ndjerin Vasillaq Vangjeli, Vegim Xhani, Veli Rada, aktorët e Estradës Profesioniste të qytetit të Korçës të ndjerin Aleko Prodani, Arben Dervishi e shumë të tjerë, për të vazhduar me Ceken si dhe ata të Estradës Profesioniste të qytetit të Fierit, Luftar Paja, Todi Llupi, Arqileja etj. të cilët i ka jo vetëm kolegë, por edhe shokë.

Besnik Çinari është tepër njerëzor, është një bashkëshort i shkëlqyer dhe prind i mrekullueshëm. Një aktor me nur, një pendë e goditur, me një komunikim brilant me publikun, falë edhe bashkëpunimit të tij me kolegët.

Të flasësh për aktorin e madh Besnik Çinari nuk din nga t’ja fillosh, pasi ai është një humorist i përmasave të mëdha por dhe një krijues, i cili ka një pendë të mprehtë. Ai shkruan vazhdimisht materiale humori shumë të bukur, por me humorin e tij profesional dhe origjinal ka bërë për vete shumë zemra artëdashëse shkodrane si dhe në të gjithë Shqipërinë. Një Besë i mrekullueshëm, besnik i skenës.

Dhe erdhi një ditë që ky artist, kjo figurë e papërsëritshme e skenës shqiptare të vlerësohet për të gjitha ato vlera që ka me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh “.