osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berlusconi: Të përzëmë 5 Yjet, qeverisim me të majtën!

Berlusconi: Të përzëmë 5 Yjet, qeverisim me të majtën!

Në Itali vazhdojnë ende dilemat se cilat do të jenë forcat që do të qeverisin vendin, pa zgjedhjeve parlamentare që nxorrën si focë të parë 5 Yjet, por si koalicion kryesues të djathtën, me në krye Legën dhe jo Forza Italian e Silvio Berlusconit.

Ky i fundit sot është shprehur agresiv ndaj 5 Yjeve të Luigi Di Maios dhe Beppe Grillos, duke bërë thirrje për një qeveri mes të majtës dhe të djathtës, duke e dëbuar kështu forcën e parë në vend.

Berlusconi tha se duhet një qeveri me mbështetjen e jashtme të Pd-së “mbi vendimet e ndryshme, të cilat mund të pranohen plotësisht ose të amendohen”, pa një aleancë organike, dhe me kontributin e sa më shumë deputetëve të jetë e mundur duke ia rrëmbyer 5 Yjeve.

Është ky qëllimi i Silvio Berlusconit dhe ka qenë ai vetë që ia ka ilustruar deputetëve dhe senatorëve të partisë së tij në Romë.

Pikërisht në momentin ku Matteo Salvini i Legës ia kishte mbyllur derën Pd-së (“Kurrë një qeveri me ta, është e vetmja gjë që përjashtoj”), por duke ia lënë të hapur 5 Yjeve në kuadër të një konvertimi të mundshëm të programeve, lideri i Forza Italia të njëjtën derë e hap por për të “përzënë” Di Maion dhe të tijtë.

Por sipas Berlusconit, deputetët e tjerë të 5 Yjeve duhen marrë te qendra e djathtë përmes fushatës “bëni një shok te 5 Yjet”, të cilën ia sugjeroi pikërisht në këtë formë deputetëve të partisë së tij: “Duhet t’i bindni të largohen nga lëvizja e tyre dhe të mbështesin qeverinë tonë”.

Një plan i cili duket disi larg mundësive reale për t’u konkretizuar, por të cilin Berlusconi e sheh si efikas për t’i dhënë një qeveri vendit dhe për ta rivendosur Forza Italian në qendër të skenës. Lidhur me aleatët e tij Berlusconi shpjegoi se “për momentin Meloni dhe Salvini nuk janë dakord për një qeverisje me Pd-në, por unë do përpiqem t’i bind. Sigurisht duhet kohë, por mendoj se mund t’ia dalim. E rëndësishme është të shmangim zgjedhjet, të cilat nuk i duhen Italisë. Dhe është e drejtë, që qendra e djathtë që i fitoi zgjedhjet, të përpiqet të qeverise”/Shqiptarja.com