Alfred Lela duket se ka marrë një post të rëndësishëm në selinë blu.
Newsbomb bën me dije se Lela është emëruar drejtor për Marrëdhëniet me Publikun, në PD-në e Berishës.
Kujtojmë që Lela, që e konsideron veten si “njeri të amerikanëve në Tiranë”, deri dje ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë mediatik të Lulzim Bashës.
Por muajt e fundi tai ndryshoi rrugë, si shumica e gazetarëve që mbëeshtesnin Bashën, dhe u bë me Sali Berishën, duke mbrojtur fort qendrimet e këtij të fundit.
Dhe duket se Sali Berisha e ka shpërblyer.
Vetëm se paksa e çuditshme për “njeriun e amerikanëve në Tiranë”, që të bëhet me një anti-amerikan si Berisha, që është shpallur non grata.
Dhe së dyti, ky emërim mund të shkaktojë të tjera xhelozi në PD-në e Berishës.
Kjo, për shkak se deri më sot, si drejtore e Marrëdhënieve me Publik ka qenë Floriana Garo.
Dhe vështirë se kjo e fundit mund ta kapërdijë faktin që të zëvendësohet nga Alfred Lela.