osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha zbret sot në bazë dhe nxit FRPD të kërkojë referendum për përjashtimin nga grupi: Belind Këlliçi i’u del kundër

Berisha zbret sot në bazë dhe nxit FRPD të kërkojë referendum për përjashtimin nga grupi: Belind Këlliçi i’u del kundër

Ish-kryeministri Sali Berisha nis sot takimet me bazën për të kundërshtuar vendimin e përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, njoftoi nisjen e ciklit të Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Sipas ish-kryeministrit ky cikël takimesh do të nisë në Tiranë dhe më pas do të vijojë në mbarë vendin për të bërë referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Basha. “Njoftim! Të dashur miq, Ditën e enjte më dt 16 shtator ora 18:00 në Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”! Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin.

Jeni të mirëpritur! Rroftë Partia Demokratike”, shkroi Berisha. Takimet që ish-kryeministri do të zhvillojë duket se nuk kërkojnë largimin e kreut demokrat, por rrëzimin e vendimit për përjashtim. Nisur nga dosja sekrete, e cila u përmend nga Basha duket se Berisha ka ndryshuar kursin e veprimeve.

FRPD kundër vendimit të Bashës

Ad by Valueimpression
Vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka sjellë shumë reagime. Së fundmi 30 anëtarë të Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i kanë depozituar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Me anë të një peticioni, anëtarët e quajnë vendimin e përjashtimit të Berishës dhe situatën e krijuar, të paprecedentë.

Sipas anëtarëve, me këtë vendim është shkelur statuti i partisë, parimet dhe vlerat e saj prandaj ata kërkojnë një referendum në anëtarësinë e partisë. “Po ju drejtohemi nëpërmjet këtij peticioni lidhur me situatën e paprecedentë të krijuar nga vendimi personal i Kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga grupi parlamentar i Profesor Doktor Sali Berisha.

Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD”, thuhet në peticionin e anëtarëve. Në këtë peticion mungon firma e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Në një dalje televizive ai u shpreh se nuk ka pasur një mbledhje për këtë çështje por është një nismë e anëtareve të Forumit. Këlliçi tha se të gjithë në këto momente duhet të reflektojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për partinë. Sipas tij, marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të cenohet. “Është një nismë e anëtarëve. Nuk ka pasur mbledhje. Kjo është një çështje e jona e brendshme që do marrë përgjigje. Të gjithë duhet të reflektojmë në këtë moment në një qetësi absolute për të mirën e demokratëve. Marrëdhënia jonë me SHBA duhet të jetë e pacenuar”, u shpreh kreu i FRPD.