Non grata Sali Berisha priti dje në një takim të veçantë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.
Ky takim u iniciua nga kryetari i Bashkisë “autonome saliare” Shkoder Bardh Spahia i cili ishte dhe pjesmarrës në takim për t’i promovuar kryetarin e tij dhe lojtari rezervue ne stolin e SHQUP.
Në këtë takim, ata e falënderuan zotin Berisha për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, Qeveria e Partisë Demokratike dhe Z. Berisha në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve në Malin e Zi.
“Berisha theksoi në takim se, pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi. “Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë Republikë.
Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen më miqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi që të votojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti më i sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike”, deklaroi Berisha.
Përfaqësuesit e forcave politike të Malit të Zi, vlerësuan lart kontributin e Partisë Demokratike, Qeverisë së saj në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi. Takimi ishte i hapur dhe në mirëkuptim të plotë.