Sali Berisha është në panik nga zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi ajo është dita kur “Foltorja” dhe fraksioni i tij anti-Perëndimor pritet të shkojë drejt asgjësimit. Përplasja e madhe në Partinë Demokratike e ndau forcën më të madhe të opozitës në dukje në dy kampe, pro dhe kundër Bashës, pro dhe kundër Berishës.
Nga një vështrim i thjeshtë mund të vësh re se e përbashkëta që mblodhi politikanë të njohur rreth Sali Berishës ishte Lulzim Basha, për arsye nga më të ndryshmet, që nga parimet deri tek interesat. Por çfarë fshihet në prapaskenë?
Gazeta ka vënë në sitë të gjithë besnikët që nuk e braktisën Sali Berishën edhe në momentin e tij më të vështirë dhe më të pamundur, fitoren e luftës që iu ka hapur amerikanëve dhe britanikëve pas shpalljes “Non Grata”, si i përfshirë në korrupsion gjatë kohës që kishte qenë kryeministër i Shqipërisë duke shfrytëzuar postin e tij. Nëse këto personalitete të larta, në pamje të parë gdhihen dhe ngrysen vetëm me Sali Berishën në mëndje dhe në zemër, “shpirtërisht” i shqetëson diçka.
Tek besnikët e ish-kryeministrit shohim emra që kanë mbajtur për vite me radhë në periudhën e qeverisjes së Sali Berishës poste të larta, nga Tritan Shehu, Flamur Noka, Aldo Bumçi, etj, si dhe politikanë të dorës së dytë si ata që sot janë kandidatët të “Foltores” për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit. Faktet që evidenton gazeta janë lemeritëses, pasi përveç presionin, shantazheve, madje edhe joshjesh me para për kandidatët e “Rithemelimit” që të mos kandidonin në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Demorkatike zyrtare,
Berisha dhe lakenjtë e tij kanë nisur sulmet e kërcënimet edhe ndaj kandidatëve të PD që janë nominuar për të përfaqësuara këtë forcë politike më 14 maj. Mësohet se ndaj kandidatëve të grupimit të Alibeajt, disa prej të cilëve janë tërhequr dje nga gara, ka pasur kërcënime nga ithtarët e Berishës, duke iu kërkura të tërhiqen. Pra, përpara kësaj situate, kemi të bëjmë me një krim, që nëse drejtësia nuk e zbardh, është e sigurtë që do e zbardhin qytetarët më 14 majit, të cilët me votë plebishitare do të ndëshkojnë “kriminelin” Sali Berisha dhe grupimin e tij anti-amerikan.
Reagon Alibeaj
Ndërkohë kërcënimet e Berishës ndaj demokratëve i vuri në dukje dje edhe kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili foli për zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 14 maj. Duke folur në një konferencë për mediat, Alibeaj theksoi se demokratëve do u kërkohet të votojnë për pazarin Berisha-Meta’, referuar koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Këtë, Alibeaj e quan pengmarrje të demokratëve. “Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratet dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti te majte qe përmes pazareve solli Edi Ramën ne pushtet”, deklaroi ai. Më tej Alibeaj theksoi se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë që të përfaqësohej nën siglën e PD, por nuk e bëri.
“Për sa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se.
E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Këlliçi dhe një liste qe demokrateve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance”, u shpreh ai. Po ashtu, Alibeaj bëri edhe kritika për situatën e PD-së. “Është e qarte qe PD është e përçare dhe situata e vitit te fundit vetëm se ka ndihmuar ne ndarjen e mëtejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Ramës për ta stërzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishës ndaj pjesës së PD qe mendon ndryshe nga ai.
Është e qartë për te gjithë që çdo dege e Partisë Demokratike duke përfshirë edhe selinë kryesore është zaptuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te një partie qe po përgatitet të hyjë ne zgjedhje”, nënvizoi Alibeaj. /SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN