osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha urdhëroi djegien e mandateve si kompensim të dhënies së azilit në Moskë…

Berisha urdhëroi djegien e mandateve si kompensim të dhënies së azilit në Moskë…

Berisha, familja e tij dhe disa bashkëpunëtorë të afërt të tij kanë probleme të rënda dhe tepër serioze me drejtësinë që po reformohet në Shqipëri. Krimet që ai, familjarët e tij dhe bashkëpunëtorët e afërt kanë kryer kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve janë tmerrësisht të rënda, të papërshkrueshme dhe me masa dënimi të tilla, sa burgimi i përjetshëm pritet tu jepet disa herë.

Mbi Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij rëndojnë shumë krime, kryesisht vrasje me motive hakmarrje politike, krime kundër njerëzimit, krime kundër rendit kushtetues, shkatërrime dhe djegie katastrofale të pasurive kombëtare, grabitje dhe akte të rënda korrupsioni, pasurim të tejskajshëm, duke u bërë supermiliarder përmes grabitjeve masive të pasurive kombëtare, të bankave dhe deri të rezervave të floririt.

Sapo u krijua KLGJ dhe KLP, Berisha i tmerruar se pas tyre u hapej rruga e veprimit SPAK dhe BKH, vrapoi me emisarët e vet për të kërkuar “imunitet”, si herët e tjera, te SHBA. Mirëpo ndryshe nga sa ju afrua në vitin 1997, në vitin 1998 dhe në vitin 2011, këtë radhë SHBA dhe BE i bënë të qartë Berishës dhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me të në krime se koha e të pandëshkueshmëve në Shqipëri, ka mbaruar.

Pas ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ju hap rruga reformës së thellë në drejtësi, askush nuk ka më imunitet nga krimi, askush nuk mund të bëhet “antiplumb” për të shpëtuar nga prangat dhe burgimi i merituar i të gjithë atyre politikanëve, me Berishën në krye, që e kanë vrarë, e kanë vjedhur, e kanë përdhunuar, e kanë shkatërruar deri në vdekje klinike Shqipërinë dhe shqiptarët.

I ndodhur “zbuluar” Berisha vrapoi te rusët e Putinit.

Me ndihmën e drejtpërdrejtë të Mira Markoviçit, bashkëshortes së Sllobodan Millosheviçit, e cila trajtohet familjarisht prej Putinit në Rusi sikur të ishte një careshë, Sali Berishës ju afrua marrja në mbrojtje dhe garancia për azil politik me trajtim special në Moskë, përkundrejt një shërbimi të panegociueshëm. Berisha duhet të pengonte me çdo mjet dhe kusht marrjen e datës së negociatave të Shqipërisë në qershor të këtij viti për t’u pranuar në BE.

Nga ana tjetër, Berisha duhet të bënte brenda Shqipërisë një destabilizim të tillë, sa t’u jepej një “mësim” SHBA dhe BE se stabiliteti i Ballkanit, deri në Adriatik, është në duart e Rusisë… Skenari i ardhur nga Rusia në duart e Berishës ishte i prerë. Si “rrufe në qiell të hapur” opozita shqiptare, e gjitha, duhet të digjte përmes një proteste institucionin e rëndësishëm të Kryeministrisë, për të përdhosur kështu imazhin e Shqipërisë. Pas këtij akti, i cili do të shërbente si “sebep”, Berisha duhet të bindte Bashën, Metën, Kryemadhin dhe Mediun që të digjnin të gjitha mandatet e deputetëve të opozitës.

Berisha, tashmë i detyruar për ta bërë këtë gjë, pasi të vetmen “varkë shpëtimi” nga burgimi i përjetshëm, ka vetëm emigrimin në Rusi dhe marrja e tij në mbrojtje nga Putini, nuk e pati aspak të vështirë për të bindur Bashën, Metën, Kryemadhin dhe Mediun. U bëri të qartë atyre se “çatia e SPAK” do i zërë brenda, pa mëdyshjen më të vogël.

Faktori amerikan dhe ai europian, jo vetëm që nuk është më “ombrellë” e tyre, por përkundrazi, janë garantuesit e vendimmarrjes së drejtësisë shqiptare për burgosjen dhe dënimin me burgim të gjatë të tyre. Vendstrehimi i tyre në Rusi, pranë familjes së Mira Markoviç, mbetet alternativa e vetme. Mirëpo “i kanë bërë hesapet pa hanxhinë”! Faktori amerikan i mban nën vëzhgim të rreptë dhe nuk do të lejoj kurrsesi arratisjen e tyre drejt Rusisë…

Nga Av. Idajet BEQIRI