osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha tërbohet me Gjekmarkajn e Mark Markun: Shqipëria është katandisur kështu për faj të tyre, se thonë më “ha m****” e na tregojnë hallatet

Berisha tërbohet me Gjekmarkajn e Mark Markun: Shqipëria është katandisur kështu për faj të tyre, se thonë më “ha m****” e na tregojnë hallatet

Në ditën e një raporti kritik për median në Shqipëri, Sali Berisha, që ka akuzuar Edi Ramën për këtë raport, ka treguar sa i drejtë është ky raport.

Fillimisht se sulmoi dy opinionistët Baton Haxhiu e Preç Zogaj nëpërmjet Facebook-ut të vet dhe në darkë ka bërë një sulm edhe më të egër ndaj dy njerëzve të tjerë të medias, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.

E gjitha kjo, vetëm e vetëm pse ata kanë qenë koherent në qendrimet e tyre, kundër Berishës.

Por sulmi ndaj Markut e Gjekmarkajt, përveçse i ëshëmtuar, është edhe qesharak, pasi Berisha i bën përgjegjës për situatën në Shqipëri.

“Lista e atyre politikanëve të huaj, që kanë dhënë dorëheqjen sepse në vend që të ishin pranë interesave të votuesve të tyre, zgjodhën të pushonin, është e gjatë. Një politikane e lartë gjermane u largua së fundmi pas presionit mediatik sepse po pushonte, teksa votuesit e kërkonin të ishte pranë tyre.

Të pretendosh një standard të tillë në Shqipëri, duket e pamundur. Por kur SYRI raportoi se Agron Gjekmarkaj ishte në Paris në një park argëtimi, teksa demokratët mblidhnin forumin më të lartë, nuk bëri asgjë më shumë se ç’kanë bërë homologët e tyre në botë vazhdimisht. Nëse Gjekmarkaj ka dyshime për këtë, mund të pyesë profesorin pa etikë të etikës, Mark Markun.

Por në mungesë të argumenteve, Gjekmarkaj lëshoi në vend të përgjigjes së tij një ‘kutërbim’ më fjalë nga më të ndyrat. Kulmi ishte kur nga goja e tij doli edhe ‘hallati’ si term për të shpjeguar se përse nuk ishte aty ku e kërkojnë demokratët. Për të shtuar më pas fyerjet dhe shpifjet e shumta.

Leksioni i parë dhe më i thjeshtë në politikë është se ligjvënësit i përgjigjen atyre që kanë votuar për të. Gjekmarkaj mund të mos e dijë këtë nga mënyra se si e ka katapultuar Lulzim Basha në listat e kandidatëve.

Sikundër mund të ketë shumë të djathtë që nuk presin asgjë prej tyre. Po ashtu votuesit e tij të djathtë mund të mos kenë iluzione se Gjekmarkaj nuk ka parime, vlera e norma. Por kur gjërat katandisen deri te gjuha vulgare, atëherë ky është edhe rrënimi më i madh.

Jo sepse Gjekmarkaj si pedagog deliron duke pretenduar se e ka gjuhën si armë të fortë. Por sepse gjuha është fytyra e tij e vërtetë. ‘Hallatet’ në gojën e Gjekmarkajt nuk janë asgjë e re tashmë.

Ai vetëm sa i është bashkuar mikut të tij, Mark Markut dhe të dy së bashku janë kthyer në ndotësit më të mëdhenj të hapësirës publike. Ata janë pedagogët që do bënin të ndjehej në siklet jo vetëm çdo student i tyre. Mark Marku, pedagog i gazetarisë, nuk njihet për gjë tjetër, përpos faktit se tërbohet nëpër studio, kërcënon të tjerët dhe disa herë është filmuar duke u thënë të tjerëve live: ‘Mos hani mut’. “Mut është situata dhe mut do hani,” tha para pak kohësh miku i Gjekmarkajt.

Shumëkush thotë jo pa të drejtë se Shqipëria është katandisur në këtë gjendje për shkak të gjendjes së arsimit të lartë, kryesisht prej pedagogëve me ‘hallate’ e ‘mut’ në gojë.

Por ky virus i rëndë ka dalë tashmë në agorën politikë dhe po ndot këdo që i del përpara. Dhe ta mendosh që ky ‘mut’ mediatik del nga gjuha e pedagogëve”, shkruan portali i Berishës.

Sulme të tilla në fakt, tashmë do të jenë të përhershme, si formë shantazhi për t’iu mbyllur gojën atyre që janë kundër Berishës.