osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha sulmon sërish ambasadoren Yuri Kim: Po shkel rregullat dhe parimin themelor të demokracisë! Asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në vlerat e Amerikës

Berisha sulmon sërish ambasadoren Yuri Kim: Po shkel rregullat dhe parimin themelor të demokracisë! Asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në vlerat e Amerikës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar sot sërish ambasadoren e SHBA-së gjatë një takimi me demokratët e Shkodrës, pasi Yuri Kim iu kujtoi ditën e djeshme përmes një statusi në Twitter, kandidatëve që garojnë nën siglën e “Shtëpia e lirisë”, shpalljen e tij “non-grata”.

Berisha u shpreh se kjo deklarata shkel rregulla dhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Berisha shtoi se kjo nuk do të lëkundë besimin e demokratëve në vlerat e Amerikës.

“Në këtë betejë duhet të kemi besim te forca jonë. Nuk po ndalem në thirrjet e gurvenatores që flet dhe më kujton partinë e Friman. Vinte na thoshte në fjalim që demokracia juaj është ideale.

Kjo jo vetëm shkel rregulla por edhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Ne do dimë të dallojmë qëllimet absurd dhe asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në vlerat e Amerikës.

Fillimi me primaret është një model i tyre dhe ketë model ne do ta çojmë edhe më tutje. Ju ftoj ju dhe të gjithë të përndjekurit që jeni AND e partisë demokratike. Çfarë është dhe pse u themelua kjo parti.

Kjo parti u themelua për liritë dhe të drejtat njerëzore. Kjo parti u themelua për t’i dalë zot interesit kombëtar për të cilat ju dhe paraardhësit tuaj kanë sakrifikuar gjithçka.

Ne kemi pasur fatin e madh që rilindasit tanë doktrinën e shqiptarësisë e hartuan si doktrinë perëndimore dhe lanë kështu orientimin dhe vokacionin tonë në drejtimin e duhur.

Në këtë kontekst dhe të gjitha kohërat e vështirësive të PD ju u shndërruar në faktor. Ju ftoj që në këtë betejë që ka si qëllim rivendosjen e lirisë dhe vlerave të saj.

Rivendosjen e vlerave konservatore të shqiptarëve dhe konsolidimin e tyre ta vazhdojnë duke dhënë kontributin e tyre. Jam i bindur që do ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do të fitojmë”, tha Berisha.