osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha sot mban takim në Gjirokastër, Rama e Basha udhëtojnë të dy drejt Sllovenisë, lideri demokrat mesazh goditës paraardhësit

Berisha sot mban takim në Gjirokastër, Rama e Basha udhëtojnë të dy drejt Sllovenisë, lideri demokrat mesazh goditës paraardhësit

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvendosë sot në Gjirokastër “Foltoren” e tij. Por teksa ai do të mblidhet në kuadër të aksionit për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, lideri demokrat ka udhëtuar drejt Sllovenisë dhe si për ironi aty ka shkuar dhe kryeministri Edi Rama.

Vetë Berisha ka njoftuar në rrjetet sociale takimin në Gjirokastër. “Nesër, ditën e mërkurë me datën 6 tetor në ora 18:00 në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratët dhe demokratët e Qarkut të Gjirokastrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, tha Berisha.

Vizitat në Slloveni

Ditën e djeshme kreu demokrat Lulzim Basha ka udhëtuar në Slloveni ku ka marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane. Ndërkohë sot po në këtë shtet do të udhëtojë kryeministri Edi Rama, i cili do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet për Ballkanin Perëndimor.

Mediat pranë Berishës kanë ngritur dyshime se mund të kemi një takim të fshehtë Rama-Basha. Zakonisht liderët shqiptarë janë takuar shpesh në vizita të fshehta jashtë dhe fakti që Rama e Basha ndodhen në të njëjtën kohë në po të njëjtin vend është një sinjal i fortë. Interesantja është se ata janë në Slloveni ndërkohë që Berisha vijon me takimet në bazë. Vetë Berisha ka aluduar për një bashkëqeverisje mes Ramës dhe Bashës dhe çdo ditë që kalon shtohen sinjalet.

Mesazhet e Bashës

Samiti i PPE hapi punimet në orën 16:00 të ditës së djeshme. Faqja në Instagram e PPE (EPP), ka postuar foto të mbërritjes së liderëve të partive, mes të cilëve edhe të kryetarit Basha. Në këtë samit, mes udhëheqësve të rajonit që merr pjesë është edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Vetë Basha në fjalën e tij duket se i ka dhënë goditje Berishës. Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, ai ka thënë se duhet guxim për të larguar njerëzit që gërryejnë demokracinë. “Në 2021, në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE që pret Konferencën e Parë Ndërqeveritare…

Ndaj në këtë proces, sinqeriteti dhe guximi janë thelbësorë. Guxim për të drejtuar gishtin ndaj veprimeve dhe autorëve që gërryejnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias. Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj.

Për këtë, unë besoj se rajoni ynë ka nevojë për më shumë mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha. Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e Brnosë mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, punimet e të cilit zhvillohen ditën e mërkurë. Në axhendë janë diskutimet për zgjerimin, pandeminë dhe bashkëpunimin rajonal ekonomik.