Sali Berisha nga takimi në qytetin e Shkodrës me simpatizantët e Partisë Demokratike është zotuar se mosbindja civile do të vijojë dhe do të jetë si një “vullkan”.
Duke u ndalur tek kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të tij, si deputet, nga Kuvendi, Berisha tha se kryeministri Rama mund të mendojë se do t’i mbyllë gojën në këtë mënyrë, por ai paralajmëroi se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
“Ai mendon se duke vendosur ne arrest Sali Berishën do mund t’ja mbyllë gojën, përkundrazi…
Ja zotohem këtu se mosbindja civile do të jete vullkani që do të përmbysë këtë narko diktaturë njëherë e përgjithmonë.
Ky vullkan nuk mund të jetë askund tjetër se në Shkodër.