Berisha deklaroi se ai ka krijuar PD-në, por se Edi Rama me pengun e tij po e përdor shëmtuar. Ai theksoi se “ne do mbrojmë të drejtat tona”.
“Unë kam krijuar PD-në, Edi Rama me pengun e tij po e përdor në mënyrën më të shëmtuar dhe e drejta do të dalë sepse Edi Rama i ka kohërat e numëruara. Se si do të trajtohet procesi, do të vendoset, por do të trajtohet në mënyrë të gjithanshme. Ne do mbrojmë të drejtat tona”, deklaroi Berisha.
Por juristi Romeo Kara ka dhënë një përgjigjie plakut delirant Sali komunisti që paska krijuar PD …në ëndërr
“Dmth PD-ja nuk u krijua nga studentet dhe nuk kishte per kryetar te pare te Komisionit Nismetar, Azem Hajdarin.
Ky eshte aludimi i fundit berishian.
Sidoqofte Saliu nuk e ka per gjë te kembeje “uzurpimin” me “themelimin”.
Saliu sigurisht qe do te mbetet ai qe eshte ne lidhje me kete teme, i derguari i Ramis Alise tek studentet, gje e cila provohet nga fjalimi i tij i pare i fishkellyer nga studentet dhe nga nje prej intervistave te fundit te tij.
Do te ishte ne nderin e vete PD-se, qe te distancohej nga ky turp, duke kaluar ne heshtje kete perbaltje, e cila nxjerr per themelues te saj emisarin e Ramis Alise, sekretarin e Partise se Punes, komunistin me numer tesere 108690, Sali Berisha.