osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha përgatitet për të marrë me dhunë PD-në: Në 8 janar protestohet para selisë dhe paralajmërohet një ’98-të e dytë

Berisha përgatitet për të marrë me dhunë PD-në: Në 8 janar protestohet para selisë dhe paralajmërohet një ’98-të e dytë

Thellohet akoma dhe më tej përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut demokrat Lulzim Basha. Ky i fundit veshi xhamat e përparmë të derës kryesore të selisë së PD me letër ngjitëse e cila përmbante logon dhe simbolet e partisë, veprim ky i cili u prit me nervozizëm nga ana e ish-kryeministrit duke e cilësuar si blindim dyersh. Por nga ana tjetër Berisha me anë të një postimi ka rikujtuar dhe një herë protestën që do të mbahet në datë 8 janar.

Ish-kryeministri bëri me dije se mesditën e datës 8 janar do të mbahet protesta kombëtare para selisë së Partisë Demokratike e cila do të ketë moton jo bunker i pengut por shtëpi e demokratëve. Duket se ashtu siç ndodhi në vitin 1998 kur Berisha mori me dhunë Kryeministrinë, këtë herë do të tentojë të marrë selinë e PD-së. Kujtojmë se ish-kryeministri ka nisur kërcënimet për nisjen e protestave masive edhe më herët.

Berisha është shprehur se protestat janë të vetmet që mund ta shpëtojnë Shqipërinë teksa ka theksuar se shume prej skandaleve të fundit janë thirrje të qarta se shoqëria shqiptare duhet të ngrihet në protestat më të fuqishme për të përmbysur regjimin. Sipas tij revolucionin dhe vullnetin e demokratëve nuk mund ta ndalë askush.

Reagon Komisioni i Rithemelimit të PD

Nga ana tjetër lidhur me veshjen e dyerve të selisë me logon e PD ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit të PD. Në deklaratë komisioni shprehet se kreu demokrat nuk mund ta kthejë selinë në një bunker personal duke iu kthyer izolimit. Sipas komisionit, akte të tilla nga një kryetar i shkarkuar janë akte turpi të cilat duan të mbajnë peng partinë duke ndërruar brava.

“Lul Brava shndërron shtëpinë e demokratëve në bunker personal! Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokrateve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij.

Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një aparat cik të marrë peng, ai ndërron brava dhe po vendosë dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokrateve, selinë e Partisë Demokratike në bunkerin e tij privat”, shprehet Komisioni i Rithemelimit të PD. Në deklaratë mbështetësit e Berishës shprehen se Basha nuk do të mundet të mposhtë vullnetin e demokratëve duke ndërruar brava dhe dyer.

Sipas komisionit, PD do të mbetet shtëpia e lirisë ndërsa pengu dhe pengmarrësi do të kenë fatin e atyre që bunkerizuan vendin. “Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se, ata që shembën regjimin më gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë.

Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë”, thuhej në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit./ALEKSANDRA HOXHAJ