Ish kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka aplikuar për vizë amerikane dhe nuk beson se do aplikoj, duke krijuar kështu alibinë për mundësinë e refuzimit të vizës amerikane, sic është përfolur.
Në një emission televiziv, i pyetur për për këtë çështje, Berisha më shumë u përpoq të krijoje alibi përmes mos aplikimit për vizë, se sa të sqaroje atë që është thënë.
“Nuk kam aplikuar kurrë për vizë dhe nuk kam pasur në plan të shkoj.
Unë mund të shkoj kur të dua si turist në SHBA, por turizmi nuk është një pasion i imi.
Unë mund të shkoj kur të dua dhe sa herë të dua në SHBA, por unë nuk përfaqësoj askënd.
Nuk më është refuzuar viza sepse nuk kam pasur asnjë refuzim sepse unë nuk kam aplikuar.
Nuk besoj që do të aplikoj sepse unë jam tërhequr nga aktiviteti politik. Kjo është një shpikje e Edi Ramës”, tha Berisha