osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha “non grata”, reagon Ambasada britanike: Lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin

Berisha “non grata”, reagon Ambasada britanike: Lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar pasi Sali Berisha njoftoi se ishte lajmëruar nga qeveria britanike se ishte shpallur “non grata”.

Pyetur nga Neës 24 nëse në listën e qeverisë britanike ka emra të tjerë nga maxhoranca që janë shpallur “non grata”, Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë tha se “MB ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin.

Nuk mund të zbulojmë emrat ose numrin e personave për veprimet që lidhen me emigracionin. Është një politikë e kahershme e Ministrisë së Brendshme britanike që të mos komentojë mbi statusin e imigracionit të individëve”.

Ndërsa për Report TV, nga Ambasada britanike thanë ky vendim nuk është sulm ndaj asnjë grupi apo partie politke.

Kush përfshihet në listë? A ka kategori specifike politikane etj?

Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të mirëpublikuara dhe të dokumentuara me kriminalitetin dhe korrupsionin. Është një politikë e kahershme e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të një individi. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra individualë.

A ka politikanë në listë?

Mbretëria e Bashkuar nuk synon asnjë parti politike apo asnjë grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre të mirëpublikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin, të marra në baza individuale.

A do të përfshini njerëz të caktuar tashmë nga SHBA?

Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Por sigurisht, ne i diskutojmë këto lloj çështjesh me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.