osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha “non grata” nga SHBA: Paloku i “kasafortës së firmëtarve” tregon çfarë i ka thënë Bashës në zyrë

Berisha “non grata” nga SHBA: Paloku i “kasafortës së firmëtarve” tregon çfarë i ka thënë Bashës në zyrë

Kryetari i Këshillit Kombëtar ka folur lidhur me situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, e cila është në prag të mbajtjes së dy Kuvendeve Kombëtar, më 11 dhjetor të thirr nga delegatët dhe më 18 të thirrur nga Kryesia e partisë.

Paloka tha në emisionin “Opinion” se delegatët që kanë firmosur formularin pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha janë kundër Bashës, teksa la të nënkuptohej se më 11 dhjetor do të mund të votohet dhe për shkarkimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Po ashtu, në fjalën e tij, Paloka ka treguar një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën pasi Sali Berisha u shpall “non grata”. Ai tha se të dy ranë dakord që vendimi i SHBA-së ishte akt politik kundër PD në mbështetje të Edi Ramës.

“Statuti nuk përcakton asnjë procedurë dhe në këto kushte përfaqësuesit e firmtarëve më kërkuan që ta merrja unë përsipër këtë. Unë jam pozicionuar qartazi në krah të Berishës, por nuk kam qenë palë aktiv në foltore, as në mbledhjen e firmave dhe organizimin e saj.”

A ke biseduar me Bashën?

Absolutisht po! Arsyeja pse jam pozicionuar që në fillim krah Berishës për këtë çështje është se e kam pasur të qartë qëndrimin tim dhe me Bashën dhe fillimisht ai ka rënë dakord me mua. Që kur u shpall non grata, unë i thashë Bashës në zyrën e tij se ky nuk është një akt kundër Berishës por akt politik në mbështetjet të Ramës. Kjo ka qenë bisedë e imja me Bashën dhe kemi rënë dakord që ky akt është kundër PD.

Do mblidhet Kuvendi me 11 dhjetor?

Nuk diskutohet më që do të ekzekutohet dhe ne kemi detyrimin të zbatojmë vullnetin e delegatëve. Dua të përsëris që nuk ka asnjë nen në statut që të përcaktojë se si procedohet me verifikimin e firmave. Ata janë kundër Bashës.

A mund të ketë një Kuvend më 18 dhjetor?

Është paradoks. Kur janë shumica në 11 dhjetor për shkarkuar Bashën.

Ka listë delegatësh PD?

Po sigurisht që ka.